Mbi 10 mijë aplikime për të marrë bileta për ndeshjet e Maqedonisë së Veriut në EURO 2020
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka pranuar 10 395 kërkesa për të blerë bileta për ndeshjet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të EURO 2020, aplikime që janë pranuar deri më 24 maj për tri ndeshjet nga faza e grupeve, transmeton Portalb.mk.
“Duke llogaritur numrin e biletave që janë në dispozicion, FFM-ja mund të plotësojnë nevojat e më pak se dhjetë përqind të personave që kanë aplikuar për biletat e KE”, sqarojnë nga Federata.
Duke pasur parasysh numrin e biletave në dispozicion, FFM mund të kënaqë më pak se dhjetë përqind të atyre që aplikuan për bileta EP.
Si më herët, Federata sqaroi që është e pamundur të gjithë tifozët të furnizohen me bileta, për shkak kufizimeve shëndetësore, duke theksuar që prioritet në sigurimin e biletave do të kenë punonjësit mjekësor që kanë qenë në ballë të luftës me Kovid-19.
Ndryshe, tifozët që duan të sigurojnë biletat për ndeshjet e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në EURO 2020, atë mund të bëjnë përmes Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.
Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.
Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.
Ndryshe, më 11 maj në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ne kampionatin evropian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve.
Në seancë e 68-të, Qeveria vendosi për formimin e Trupit koordinues për mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.
- LEXO: Federata e Maqedonisë së Veriut sqaroi mënyrën si mund të sigurohen biletat për ndeshjet e EURO 2020
- LEXO: Udhëtimi i tifozëve të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian, një nga temat e diskutuara ë Trupin koordinues
- LEXO: UEFA vendosi që të gjitha ndeshjet e UEFA 2020 të luhen me publik gjatë kësaj vere
- LEXO: RMV, Qeveria vendosi për orën policore, ushtrinë, punën e FFM-së gjatë EURO 2020, ndihmë 8.2 milionë dhe çështje tjera
- LEXO: RMV, Federata e futbollit vendosi që me përfaqësuesen në Evropian të udhëheqë trajneri Angellovski
- LEXO: RMV, deri në fundvit mbi katër milionë euro shpërblim për personelin teknik dhe futbollistët e Përfaqësueses
- LEXO: RMV, Vendimet e Qeverisë nga seanca e 20-të, u shpërblyen anëtarët e përfaqësueses së futbollit për kualifikimin në EURO 2020
- LEXO: RMV, punonjësit shëndetësorë do të kenë përparësi për të ndjekur ndeshjet e Përfaqësueses në Evropian
- LEXO: Maqedonia e Veriut në futboll shkruan histori, Filipçe me kërkesë pas ndeshjes (FOTO)