Derbi i sotëm në Ligën e Parë mbaroi me fitues, 3 gola nga 3 penalti
Në javën e XXII-të të Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut u zhvilluar edhe derbi ndërmjet KF Strugës dhe KF Shkupit, ku vendasit arritën të marrin tri pikë, transmeton Portalb.mk.
Udhëheqësi i tabelës, KF Struga me fitoren kundër Shkupit, 2-1, arriti të krijon një distancë prej 4 pikëve nga shkupjan që gjenden në vendin e dytë në tabelë. Të gjithë golat u shënuan nga penaltitë.
“Për të gjithë ju që ia dëshironi të keqen klubit, hiqni duart e përlyera nga FC SHKUPI! Vendimet jo të hijshme kundër klubit tonë do të publikohen së shpejti me video-analizë dhe deklaratë”, deklarojnë nga KF Shkupi pas ndeshjes.
Shkëndija e Tetovës në këtë javë arriti të fitojë kundër ekipit të Rabotniçkit me rezultat 3-1. Me këtë rezultat, ajo arriti 35 pikë, duke forcuar pozitën e tretë në tabelë, vetëm tri pikë më pak se Shkupi.
Ndërkohë sot arriti të fitojë edhe Akademija Pandev kundër Pobedës (3-0), Bregalnica si mysafir I Sileksit (1:2), ndërsa Skopje dhe Makedonija Gj.P. u ndan me barazim (1-1).
Ndryshe, Struga gjendet në pozitën e parë me 42 pikë nga 20 ndeshje, Shkupi në pozitën e dytë me 38 pikë, kurse Shkëndija e treta me 35 pikë.