Rama: Në 2030 Shqipëria, kampione e turizmit në Ballkan

Qeveria shpall si objektiv ta bëjë Shqipërinë kampionen e Ballkanit në turizëm për vitin 2030. Kryeministri Rama e ka ndarë këtë perspektivë gjatë një takimi në Berlin me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, raporton Klan.

“Sigurisht kur themi në Ballkan nuk e kemi fjalën për Greqinë dhe Kroacinë, që të jemi të qartë, as për Turqinë. Por duam shumë që të jemi kampionë dhe të tejkalojmë vende të tjera”, tha Rama.

Për operatorët turistikë gjermanë, Shqipëria po zgjon një interes të ndjeshëm të turistëve.

“Shqipëria qartësisht është një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë.”

Rama vuri në dukje faktin se Shqipëria nuk ofron vetëm bukuritë natyrore për turistët, por edhe traditat që i mbron me fanatizëm.

“Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo bregdetin e bukur apo malet e jashtëzakonshme, por ka edhe mikpritje e mirëfilltë dhe atmosferën e ngrohtë brenda saj.”

Prej dy ditësh Shqipëria po prezanton potencialet turistike në panairin më të rëndësishëm në botë të kësaj fushe të mbajtur në Berlin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button