KF Shkupi dështoi në momentet e fundit, por përsëri i afrohet vendit të parë

kuadër të javës së XX-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ekipi i Shkupit nuk arriti të ngjitet në pozitën e parë në tabelë, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i KF Shkupit në Kërçovë nuk arriti të fitojë ekipin e Akademija Pandevit me rezultat 3-2, pasi në momentet e fundit pranoi gol për të përfunduar ndeshjen me rezultat 3-3.

Ndërkohë, ekipi i Rabotniçkit arriti të fitojë tri pikë nga ndeshja kundër Rabotniçkit, pasi fitoi me rezultat bindës 4-0.

Në krye të tabelës vazhdon të jetë ekipi i Strugës me 39 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa KF Shkupi do të jetë në vendin e dytë me 38 pikë nga 19 ndeshje, e ndjekur nga Shkëndija me 31 pikë nga 18 ndeshje.

Shkupi është kampion nga sezoni 2021/22, ndërsa nga fillimi i sezonit 2022/23 në krye të tabelës gjendet ekipi strugan KF Struga Trim&Lum.

Në kohë të njëjtë, nesër do të luajë Shkëndija si mysafir i Bregallnicës, Makedonija Gj.P. kundër Tikveshit, ndërsa Pobeda do të pret ekipin e Tikveshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button