Grubi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rrugën drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi në një intervistë për Televizinin Kanal 5 sonte theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rrugën drejt BE-së në asnjë mënyrë, njofton Portalb.
“Kështu e kishim qëndrimin edhe vitin e kaluar, kur në fakt është dashur të ndahet Shqipëria për të mos e penguar Republikën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Qëndrimi është i qëndrueshëm dhe besojmë se negociatat duhet të fillojnë sa më shpejtë me BE-në, me dy vendet, siç është premtuar”, tha Grubi.
Ai shtoi se do të punojnë shumë për të kapërcyer, siç tha, “problemin me Sofjen fqinje dhe ne jemi të gatshëm të arrijmë një zgjidhje, por jo me kushtin e rrezikimit të identitetit, kulturën, gjuhën e bashkëqytetarëve tanë
maqedonas”.
“Mendojmë se qëndrimet e Sofjes aktuale janë të pakuptimta sepse nuk mund t’i thuash një kombi se deri në vitin 1945 keni qenë një, dhe nga viti 1945 e deri më sot jeni diçka tjetër. Nuk mund të ketë mosmarrëveshje se Republika e Maqedonisë së Veriut ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë sepse është absurde, sepse është e pakuptimtë, nuk ka diçka të tillë”, tha Grubi. Nëse BE-ja është prapa besueshmërisë së saj, tha ai, ajo nuk duhet të tolerojë imponimin e mosmarrëveshjeve të tilla ekzistuese absurde midis vendeve anëtare dhe
vendeve aspirante.
Ai shprehu shpresë se kontesti me Bullgarinë nuk është, siç tha, vetëm një justifikim për letargjinë e vendeve anëtare të BE ose mungesa e dëshirës për të zgjeruar Unionin me Maqedoninë e Veriut, me Shqipërinë dhe vendet tjera.
Pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për konfirmimin e statusit ligjor të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, Grubi tha se ishte në përputhje me kompetencat e tij të dhëna me Kushtetutë dhe se ai kishte të drejtën e mendimit të tij mbi ndonjë zgjidhje ligjore.
Sipas tij, marrëdhëniet midis maqedonasve dhe shqiptarëve në vend janë më të relaksuara se deri më tani, sepse po implementohet Marrëveshja e Ohrit, çdo ditë ruhen marrëdhëniet dhe nuk ka incidente ndëretnike.
- LEXO: Pendarovski takoi kryenegocitorin e Shqipërisë me BE-në: Fillimi i negociatave të dy vendeve do të reflektojë pozitivisht në rajon
- LEXO: Dimitrov: Është e pamundur ruajtja e perspektivës evropiane nëse BE-ja nuk i përbush premtimet e saj
- LEXO: Osmani – Mazi: Prolongimi i mëtejmë i nisjes së negociatave dëmton kredibilitetin e BE-së
- LEXO: Bullgaria ta tërheq veton për Maqedoninë e Veriut, bëri thirrje ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson
- LEXO: Takimi Xhaferi – Mazi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndajnë interes të përbashkët në planin e politikës së jashtme
- LEXO: Greqia nuk pranon ndarje të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
- LEXO: Varheji sërish u kërcënua se Shqipëria do t’i fillojë negociatat para Maqedonisë së Veriut nëse nuk ka marrëveshje me Bullgarinë
- LEXO: KE-ja nuk planifikon ndarjen e RMV-së dhe Shqipërisë, Gjermania dhe Sllovakia insistojnë që Tirana dhe Shkupi t’i fillojnë bashkë negociatat në qershor
- LEXO: Gazeta austriake ‘Standard’: Është e paqartë pse Varheji spekulon për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë – Danimarka, Holanda dhe Gjermania nuk do ta lejojnë një gjë të tillë
- LEXO: Zaev – Varheji: Identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokimin e integrimeve evropiane
- LEXO: Takimi Zaev – Von der Leyen: KE do të angazhohet edhe më fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve për fillimin e bisedimeve
- LEXO: Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, pa biseduar për identitetin maqedonas, paralajmëroi Zaev në takim me Sasolin
- LEXO: Borrell: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – së bashku në rrugën e integrimit evropian
- LEXO: Alt: Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut për negociatat
- LEXO: Pendarovski nuk ka nëshkruar dekretin për Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje: Është kundër Kushtetutës dhe interesit publik
- LEXO: Organizatat qytetare i kërkuan Pendarovskit që të mos e nënshkruajë ligjin për ndërtime pa leje
- LEXO: Vendimi skandaloz i Kuvendit: Me miratimin e ligjit për legalizimin e objekteve ilegale mund të jetë votuar amnistia e Stevçe Jakimovskit
- LEXO: Me ligjin e ri për ndërtimet e egra shpëtojnë Llatasi, Stevço dhe ndërtuesit te QT Mavrovaska dhe ambasada amerikane
- LEXO: Kuvendi i RMV votoi ligjin për legalizimin e objekteve pa leje
- LEXO: RMV, miratimi i ligjeve të reja për legalizimin e objekteve ilegale nuk do të zgjidh problemin