Organizatat qytetare i kërkuan Pendarovskit që të mos e nënshkruajë ligjin për ndërtime pa leje
Organizatat qytetare “O2 Iniciativa”, “Eko-vetëdija” (Eko-svest) dhe Fondi botëror për natyrë i kanë bërë thirrje presidentit Stevo Pendarovski të mos e nënshkruaj dekretin për shpallje të Ligjit të kontestueshëm për përcaktim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje dhe ta kthejë atë në Kuvend. Ambientalistët, në kërkesën e tyre, të mbështetur nga 22 organizata qytetare, kërkojnë që ligji të miratohet në procedurë të rregullt dhe detyrimisht të mbahen debate publike, transmeton Portalb.mk.
“Eko Svest” dhe Fondi botëror për natyrë në komunikatën për publikun deklarojnë që Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën, veçanërisht me dy nga vlerat themelore të nenit tetë, sundimi i të drejtës dhe rregullimi i humanizimit të hapësirës si dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të natyrës.
“Roli Juaj është me rëndësi kritik për parandalimin e pasojave negative të këtij ligji jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të natyrës, por edhe për rregullimin tonë juridik. Ligji nuk është i harmonizuar me ligjet për mbrojtje të natyrës dhe për ujëra ku çfarë do ndërtimi në zona të caktuara dhe rajone është rreptësisht i ndaluar, gjatë kësaj për lokacione të tilla nuk ka nevojë për mendim shtesë nga institucionet kompetente për ligjin e ri”, thonë nga “Eko-vetëdija” në shkresën e dërguar.
Aktivistët qytetarë theksojnë që kur Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor si dhe institucionet tjera të përmendura japin mendim, duhet të bazohen në Ligjin për mbrojtje të natyrës dhe Ligjin për ujëra, mirëpo praktika e deritanishme nuk ka treguar që kjo aplikohet në mënyrë konsekuente. Gjithashtu, çdo herë kur kërkohet mendim nga ndonjë institucion për diçka që veç më është përcaktuar në pajtim me ligj tjetër, krijohet hapësirë për praktika korruptive. Ligji stimulon ndërhyrje në kompetencat e institucioneve kompetente që duhet të përkujdesen për mbrojtjen e mjedisit jetësor, natyrën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Gjithashtu, për këtë Ligj nuk është përgatitur vlerësim i rreziqeve dhe miratohet me procedurë të shkurtuar duke mos mundësuar pjesëmarrje të publikut dhe të palëve të interesuara.
Nga “O2 Iniciativa” theksojnë që ligji, ku në titull qëndron se ilegalja bëhet legale, nuk guxon të miratohet në vend demokratik që angazhohet për sundimin e të drejtës. Me atë, theksojnë ata, shfuqizohen dispozita të shumë ligjeve, sikur Ligji për ndërtim, Ligji për planifikim urbanistik, Ligji për mbrojtje të natyrës, Ligji për ujërat, Ligji për mbrojtje të trashëgimi kulturore, Kodi Penal, planet hapësinore dhe urbanistike, etj.
“Me këtë ligj motivohen të gjithë ata që me vite në mënyrë të paligjshme uzurpojnë tokë, ndërsa de motivohen qytetarët e ndershëm për t’i ndjekur hapat ligjor dhe për t’i respektuar të gjitha dispozitat. Me këtë ligj janë pamundësuar të gjitha procedurat me të cilat përcaktohet ndikimi mbi mjedisin jetësor të objekteve pa leje dhe tolerohet legalizim i ndërtimeve në rajone dhe zona të mbrojtura. Ky ligj është miratuar me procedurë të shkurtuar dhe pa debat publik, megjithëse pasojat nga i njëjti janë të mëdha edhe mbi sundimin e të drejtës edhe mbi mjedisin jetësor”, deklarojnë nga “O2 Iniciativa”.
Përndryshe, e gjithë puna e legalizimit ka filluar në vitin 2011 kur Qeveria e atëhershme miratoi Ligj për legalizimin e objekteve pa leje. Afati për legalizim në vitet e kaluar disa herë është shtyrë dhe janë fituar mundësi të reja për legalizimin e objekteve. Deri më tani janë legalizuar 260 mijë objekte.
Sipas Ligjit të ri të legalizimit të objekteve pa leje, synohen të zgjidhen çështjet kyçe dhe kryesore të infrastrukturës nga linjat e transmetimit, tubacionet e gazit, ujsellësi, projekte, objektet e shtetit dhe komunave janë ndërtuar shumë kohë më parë nga procedurat e shtetit, por sot nuk janë regjistruar në listat pronësore. Me propozimin ligjin e ri, nuk do të mund të legaizohen njësitë e mëdha të banimit, me qëllim që të mos prishë të gjitë hapsirën dhe jetën urbane të shtetit.
- LEXO: RMV, miratimi i ligjeve të reja për legalizimin e objekteve ilegale nuk do të zgjidh problemin
- LEXO: Me ligjin e ri për ndërtimet e egra shpëtojnë Llatasi, Stevço dhe ndërtuesit te QT Mavrovaska dhe ambasada amerikane
- LEXO: Qeveria: Me Ligjin për objektet pa leje do të parandalohen ndërtimet e egra
- LEXO: RMV, brenda një muaji janë dhënë leje për 338 objekte në vlerë mbi 84 milionë euro