Vendimi skandaloz i Kuvendit: Me miratimin e ligjit për legalizimin e objekteve ilegale mund të jetë votuar amnistia e Stevçe Jakimovskit
Ndërtimet e reja të paligjshme dhe mos shkatërrimi i atyre ekzistuese, por edhe amnistia nga përgjegjësia e atyre që ndërtuan në mënyrë të paligjshme, dhe të cilët tashmë ndiqen penalisht – ky është Ligji i ri për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të cilin dje u votua në Kuvend me 72 vota “për” tre “abstenime” dhe pesë “kundër”, transmeton Portalb.mk.
Neni 41 i Ligjit, shtuar me propozim të VMRO-DPMNE-së, parashikon ndërprerjen e të gjitha procedurave civile dhe penale që rrjedhin nga procedurat për heqjen e ndërtesave dhe procedurat në lidhje me ndërtimin e objekteve të paligjshme me rëndësi për Republikën dhe për ato me rëndësi lokale.
Propozuesit e amendamentit të miratuar në seancën e Komisionit parlamentar për transport dhe lidhje, të mbajtur më 7 maj 2021, ishin: Ane Lashkoska, Brane Petrushevski, Bojan Stojanoski, Mirçe Axhioski, Olga Lozanovska (të gjithë nga VMRO-DPMNE) dhe Ljupco Prenxhov nga partia GROM, kryetar i së cilës është ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski. Ligji i plotësuar mori dje mbështetjen e deputetëve të LSDM-së.
Pikërisht Jakimovski është një nga ata që do të ketë përfitim të drejtpërdrejtë nga neni 41 i ligjit të sapo miratuar, pasi për të udhëhiqet një procedurë ligjore pikërisht për ndërtim të objekteve në mënyrë të paligjshme e përshkruar në tekstin ligjor. Në tetor 2019, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ngriti akuza kundër 11 personave, midis të cilëve Jakimovski është i akuzuari i parë për shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme.
Sipas aktakuzës, të akuzuar janë si vijon: kryetari i komunës, tetë zyrtarë administrativë nga Komuna e Karposhit dhe dy persona përgjegjës në një person juridik – kontraktori dhe mbikëqyrësi. Sipas veprimeve të përshkruara në akt, i akuzuari i parë kreu disa vepra penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me parag. 3 dhe një vepër penale, ndërtim i paligjshëm sipas nenit 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal, një person kreu një vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 5, shtatë persona akuzohen për veprën penale pakujdesi në shërbim të nga neni 353-c paragrafi5 dhe dy persona, me veprimet e përshkruara në aktakuzë, kryen veprën penale ndërtim i paligjshëm sipas nenit 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal.
Ndërkohë, pesë nga të pandehurit pranuan fajin dhe ranë dakord me prokurorinë.
Me Ligjin parashikohet që të përfshihen të gjitha ndërtesat e paligjshme të ndërtuara deri në ditën e hyrjes në fuqi, në vend se, siç parashikohet në propozimin fillestar të qeverisë, deri më 1.10.2019.
Miratimi i këtij ligji vjen si një marrëveshje midis udhëheqësve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, nga takimi i tyre i fundit i mbajtur më 29 mars.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dorëzuar në Kuvend dy ligje për legalizim, njëri është ndryshim i ligjit të vjetër që kërkojnë të vazhdohet afati për legalizim për 5 vjet dhe sipas tij të punojnë në mënyrë shtesë komunat për 5 vite në lëndët e pranuara deri më tash për legalizim. Nën ligjin e vjetër, qytetarët nuk do të mund të dorëzojnë kërkesa të reja por, ato që janë dorëzuar deri më tani, ato të mund t’i punojnë. Ndërsa ligji i ri për legalizim që është gjithashtu në Kuvend, propozon që të mos mund të legalizohen ndërtesat, mbindërtimet dhe ndërtimet e zgjeruara të ndërtesave, si dhe të gjitha objektet në zonën e mbrojtur sipas UNESCO-s. Ai ligj ka çmim më të lartë për 50 për qind nga vlera e shërbimeve komunale të komunës.
E gjithë puna e legalizimit ka filluar në vitin 2011 kur Qeveria e atëhershme miratoi Ligj për legalizimin e objekteve pa leje. Afati për legalizim në vitet e kaluar disa herë është shtyrë dhe janë fituar mundësi të reja për legalizimin e objekteve. Deri më tani janë legalizuar 260 mijë objekte.
Sipas Ligjit të ri të legalizimit të objekteve pa leje, synohen të zgjidhen çështjet kyçe dhe kryesore të infrastrukturës nga linjat e transmetimit, tubacionet e gazit, ujsellësi, projekte, objektet e shtetit dhe komunave janë ndërtuar shumë kohë më parë nga procedurat e shtetit, por sot nuk janë regjistruar në listat pronësore. Me propozimin ligjin e ri, nuk do të mund të legaizohen njësitë e mëdha të banimit, me qëllim që të mos prishë të gjitë hapsirën dhe jetën urbane të shtetit.
- LEXO: RMV, miratimi i ligjeve të reja për legalizimin e objekteve ilegale nuk do të zgjidh problemin
- LEXO: RMV, procesi sipas Ligjit të ri të legalizimit të objekteve nuk ka filluar ende, ndryshimet ligjore “flejnë” në Kuvend
- LEXO: Boçvarski: Me ligjin e ri nuk do të legalizohen njësitë e mëdha të banimit
- LEXO: Ndërtimet pa leje në RMV, ministri Boçvarski paralajmëroi aktualizimin e ligjit për legalizim