RMV, gjykata caktoi 30 ditë paraburgim për krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”
Policia ka arrestuar krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”, që ishte aktiv në rrjetin social Telegram vitin e kaluar, ndërsa sot është sjellë urdhër për ngritjen e një hetim kundër të dyve për veprën penale ‘prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve’, njofton Portalb.mk. Gjykata mori vendim për të mbajtur 30 ditë paraburgim dy të dyshuarit.
“Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin dhe vendosi që ndaj D.K. dhe M.P. të përcaktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve për shkak ekzistimit të bazës nga neni 165 nga KP”, deklaroi gjykata, me arsyetimin se do të mund të pengojë hetimin.
Bëhet fjalë për dy persona të moshës 32 dhe 21 vjeç, për të cilët Prokuroria kërkoi paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë për të ndikuar te dëshmitarët ose për përsëritjen e veprës penale.
Ata dyshohet se nga data 19.12.2019 deri më 28.01.2020, si themelues dhe moderator të grupit, në vend që të kujdeseshin për përmbajtjen tekstuale dhe audiovizive të shpërndarë nga anëtarët e grupit, ata me qëllim e lejuan grupin të publikonte materiale audiovizive që tregonin veprime të dukshme seksuale me fëmijë.
Procedura para hetimore ka zgjatur një vit
Me hapjen e sotme të hetimit, përfundoi procedura para hetimore që zgjati një vit. Sipas PTHP, janë lëshuar 20 urdhra dhe kërkesa në Ministrinë e Brendshme. Pas këtyre urdhrave dhe kërkesave, janë dërguar njoftime dhe analiza. Ata thonë se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe fshehtësisë së procedurës para hetimore, Prokuroria nuk e ka ndarë këtë informacion me publikun.
Në njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike thuhet se po zhvillohet një procedurë para hetimore në lidhje me raportimet e të dëmtuarve dhe viktimave për anëtarët e caktuar të grupit “Dhoma Publike” dhe nëse përcaktohet se është kryer vepër penale, e cila ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, Prokuroria Publike do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj.
Prokuroria inkurajon të dëmtuarit dhe viktimat e kësaj dhe ngjarjeve të ngjashme të raportojnë në Ministrinë e Brendshme, e cila është e autorizuar të përcaktojë identitetin e autorëve të veprave penale, pasi ka bazë të dhënash me emra dhe mbiemra të të gjithë shtetasve dhe të huajve, si të dhënat e tyre personale, të cilat do të ndihmojnë në dokumentimin e ngjarjeve dhe sigurimin e provave përkatëse sipas detyrës zyrtare.
Përderisa prokuroria po kryente hetim paraprak për “Dhomën Publike” nga viti i kaluar, në fillim të këtij viti u shfaq edhe “Dhoma Publike 2“.
Përndryshe organizatat joqeveritare për barazinë gjinore ditë më parë zhvilluan marsh protestues dhe kërkuan që ngacmimi seksual të shndërrohet në vepër penale.
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, nga ana tjetër, njoftoi se në Kodin Pendal do të përfshihet një akt i ri ndjekjeje.
- LEXO: “Dhoma publike”, MPB-ja ekzaminon celularët dhe shënjestron antarët që ‘migrojnë’ në grupe tjera
- LEXO: Pas skandalit “Dhoma Publike”, Mariçiq njoftoi ndryshimet ligjore dhe veprën e re penale “përgjim”
- LEXO: Të mërkurën do të zhvillohet marsh protestues në mbështetje të viktimave të grupit “Dhoma Publike”
- LEXO: RMV, “Dhoma publike” me fotografi private të fëmijëve, Komiteti i Helsinkit kërkoi të zbardhet rasti
- LEXO: Mediat t’i kthehen edukimit në vend të sensacionalizmit në raportimin në grupin “Dhoma publike”
- LEXO: “Dhoma Publike” është një koleksion i grabitqarëve seksualë që trupat femra i shikojnë si objekte pa të drejtë të privatësisë
- LEXO: Policia zbuloi dy udhëheqësit shkupjan te “Dhoma publike”
- LEXO: Policia po kërkon administratorin tjetër të “Dhomës publike”
- LEXO: “Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Nëse nuk sanksionohet kryerësit, do të kemi edhe tjera “Dhoma Publike”
- LEXO: “Dhoma publike” tregoi anën e errët të grupeve të mbyllura në Internet
- LEXO: Shtatë vajza nga Shkupi, Kërçova, Tetova dhe Shtipi kanë denoncuar që janë keqpërdorur në “Dhomë publike”