Napoli nuk ndalet, kërkon Sanchezin nga Barcelona

Shitja e Edinson Cavanit ka sjellë një reaksion zinxhir që duket se do të ndalet vetëm në ditët e fundit të merkatos verore.

Pas studimit të alternativës Jackson Martinez, presidenti De Laurentiis hedh një tjetër ide, atë të blerjes së Alexis Sanchez nga Barcelona.

Në rast se klubi katalanas refuzon ta lirojë kilianin, alternativat janë Matri e Gilardino. Por lëvizjet e të kaltërve nuk përfiundojnë këtu sepse një tjetër emër që ka filluar të lakohet është edhe ai i mesfushorit të Rubin Kazan, Roman Eremenko.

Kantieri i ndërtimit mbetet i hapur edhe në repartin e mbrojtjes ku alternativat më të nxehta të ditëve të fundit janë, Fabio Coentrao, Bruno Martins Indi dhe Astori.

Mbrojtësi portugez mund të kërkojë largimin nga Reali i Madridit pas një sezoni jo në nivele të larta, pasi në Napoli ka një tifoz special si Rafa Benitez që kërkon të ndryshojë edhe ekujlibrat e repartit difensiv për të ndërtuar një skuadër të pathyeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button