Kurti: Vetëm Vetëvendosje guxon ta luftojë korrupsionin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se në Kosovën e pas luftës ka pasur dy procese dominuese.

”Privatizimin dhe negociatat me Serbinë. Procesi dhe projekti i parë e ka deindustralizuar Kosovën, kurse procesi dhe projekti i dytë po e krijon një shtet brenda shtetit të Kosovës”, ka theksuar ai në Mushtisht, thuhet në kumtesën e VV-së.

Kurti ka kritikuar Qeverinë e cila, sipas tij, i ndan vetëm 2% për bujqësi dhe ato më shumë si investime në vet ministrinë se sa në subvencione.

”Pushtet tjetër që guxon ta luftojë korrupsionin deri në fund dhe ta çlirojë popullin dhe ekonominë tonë nuk ka përveçse Vetëvendosjes. Ne e kemi dijen, vullnetin dhe guximin për t’u përballur me ta”, ka theksuar Lideri i VV-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button