“Ecolog”-u, thotë, pritni deri të mërkurën

Nuk ka ndalur për asnjë çast mbështetja për klubin e Shkëndijës, bile kësaj radhe mesazhe përkrahjeje kanë ardhur nga të gjitha vendet e Evropës, duke u fotografuar me pankarta “Ecolog thuaj po”. Mirëpo kompania në fjalë me presidentin e saj Lazim Destani sërish iu është përgjigjur publikut shqiptar me një komunikatë ku thuhet:

Ecolog-u dhe z. Lazim Destani falenderohet jashtë mase për respektin që populli ynë po demonstron ndaj Ecolog-ut dhe veprës së Ecolog-ut përmes mesazheve të panumërta që pranojmë. Gjithashtu përgëzojmë të gjithë qytetarët e Tetovës, e më gjerë, tifozët dhe në veçanti shoqatën e Tifozëve Ballistët për gjithë dashamirësinë dhe mbështetjen morale që i japin KF Shkëndija në këtë situatë të vështirë. 

Po përhapen lajme të ndryshme jozyrtare për afate dhe zhvillime tjera për sa i përket qëndrimit tonë, ne kemi kuptim për këtë dhe përmes këtij mesazhi dëshirojmë të japim një përditësim rreth punës tonë në lidhje me KF Shkëndija:

Ashtu siç u paralajmërua kohë më parë – grupi i punues i ngarkuar me detyrën për të shqyrtuar rastin e KF Shkëndija, vazhdon punën dhe ka përparuar dukshëm me analizat dhe përgatitjet. Madje këtij ekipi do t’i bashkëngjiten edhe disa ekspertë Evropian, përkatësisht specialistë të fushës nga Gjermania dhe Zvicra, të cilët prej sot gjenden edhe fizikisht ne Tetovë. Grupi punues do të realizoj takime me të gjitha palët që mund të kontribuojnë me informata, si kryesia aktuale, ashtu edhe përfaqësuesit e tifozëve dhe ky aktivitet pritet të përfundojë për disa ditë. 

Pas kësaj faze, pra bazuar mbi përfundimet që do të dalin nga grupi i sipërpërmendur do të merret vendimi final. Me këtë rast lajmërojmë publikun dhe tifozët se afati për vendimin final të Ecolog-ut është data 31 Korrik 2013.

Ne kemi shumë mirëkuptim për padurimin e të gjithë dashamirëve dhe tifozëve të KF Shkëndija, por siç thotë një fjalë — realizimi gjërave të mira kërkon kohë, kujdes dhe durim. Për standardin e Ecolog-ut brenda PO-së duhet të përfshihet një zgjidhje e mirë menduar dhe e shëndoshë.

Ecolog, Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button