LSDM: Qeveria kërkon alibi, nuk ka zëra të ndryshëm në BE

Nuk ka ndryshim në porositë, retorikën dhe në pritjet e Brukselit nga Maqedonia. Përpjekjet e pushtetit që të paraqesë se ka zëra të ndryshëm edhe në diplomacinë evropiane janë alibi që shfrytëzohet gjithmonë kur duhet të manipulohet opinioni publik në Maqedoni, deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp.

“Ambasadori lituanez, Renatas Jushka, dje as që e përmendi Maqedoninë në prezantimin e tij. Në mënyrë plotësuese ai madje detektoi edhe brengosje dhe shkuarje mbrapa në shumë fusha. Ka përpjekje që të paraqitet qëndrim ndryshe i ministrit për punë të jashtme të Lituanisë dhe kryesues i Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të? Bashkimit Evropian, Linas Linkeviçius, i cili para dy javësh në Bruksel premtoi se vendi i tij dhe ai personalisht do të angazhohen që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në në Samitin e Këshillit evropian në dhjetor. Por, shihni se çka ka thënë ai personalisht se ka kërkuar nga kryeministri Gruevski, me të cilin është takuara disa ditë më parë: “Me fjalë të tjera, duhet të ketë sinjale shumë të qarta se vendi Juaj është partner i besueshëm që i përmbush marrëveshjet, që përmirësohet, e kthen procesin në binarë që të sigurohet se KE-ja do ta përsërisë rekomandimin. Ne do të përpiqemi të ndihmojmë dhe të lehtësojmë, por “topi” është te ju dhe kjo është me rëndësi të dihet”, theksoi Mançevski.

Ai tha se dallimi është vetëm në ashpërsimin e retorikës, që, siç tha, është rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button