Dimitrov: Lajmet e mira nga Spanja janë realitet në mars

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës, me ftesë të homologes Arança Gonzales Laja, njofton Portalb.mk.

Dimitrov është informuar se ratifikimi i Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO tanimë ka filluar në Parlamentit e Spanjës dhe e njëjta do të bëhet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq sot pritet që të miratohet në Komisionin për Punë të jashtme të Shtëpisë së Ulët. Javën e ardhshme do të vendoset në votim në seancë plenare në Shtëpinë e ulët pas së cilës procedura do të vazhdojë në Senat. Pritjet janë se tërë kjo procedurë do të mbarojë deri në fund të marsit.

Ministrat Dimitrov dhe Gonzales Laja kanë biseduar edhe për perspektivat evropiane të rajonit tonë, në dritën e metodologjisë së re të KE-së për bisedimet hyrëse. Është shprehur se në mars do të valorizohen të gjitha arritjet dhe aktivitetet reformuese me çka përfundimisht do të miratohet vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve hyrëse me Bashkimin Evropian.

“Vizita në Spanjë pas një kohë të gjatë në nivel të MPJ-së ka ndodhur në momentin e vërtetë, kur të dyja palët presin lajme të mira. Duke u udhëhequr nga mendimi “Të jetë gati, d të thotë gjysmë fitore”, jam i sigurt se ne jemi gati, ndërkaq Spanja do të jetë pjesë e fitores së përbashkët dhe lajmeve të suksesshme në rajon”, deklaroi Dimitrov.

Në kuadër të vizitës, Dimitrov ka realizuar takim edhe me kryetaren e Shtëpisë së Ulët të Kuvendit, Mariçel Batet, e cila ia ka paraqitur kornizën kohore sipas të cilës duhet të bëhet ratifikimi.

“Procedura e shpejtuar për rrumbullakimin e anëtarësimit tonë në NATO nga ana e Spanjës është konfirmim për vullnet të fuqishëm të Spanjës që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut për realizimin e qëllimeve strategjike. Lajmet e mira nga Spanja janë realitet në mars, sipas të gjitha gjasave në muaji më i rëndësishëm në kalendarin e sukseseve tona”, shtoi Dimitrov.

Përndryshe, nga 29 vendet-anëtare të NATO-s, vetëm Spanja nuk e ka ratifikuar Protokollin, pasi deri më 7 janar nuk ka pasur qeveri.

Procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Deri tash, procesi i ratifikimit të protokollit është finalizuar në 28 shtete.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur më 28 dhjetor, ka konfirmuar tekstin e propozim-ligjit që ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare për anëtarësimin në NATO, të cilin e dorëzoi në kuvend për miratim. Qeveria me këtë ka kërkuar nga deputetët ratifikimin e përkohshëm të protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, por propozim-ligji pritet të hyjnë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë.

LISTA E VENDEVE QË DERI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN:

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  27. Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  28. Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button