Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
Me 140 vota “për”, Kuvendi i Bullgarisë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk.
Me nënshkrimin e protokollit, Bullgaria është bërë vendi i katërt që e ratifikoi protokollin. Më pari atë e kanë ratifikuar Kuvendi i Shqipërisë, Greqisë dhe Sllovenisë. Në ratifikimin e protokollit mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.
- LEXO: Kuvendi i Greqisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
- LEXO: Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
- LEXO: Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën(VIDEO)
Historike, në Bruksel u nënshkrua Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO (VIDEO)