Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut (RMV)-së në NATO, duke arritur në 27-të numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin, transmeton Portalb.mk. Ka mbetur i njëjti të nënshkruhet nga presidenti dhe të hyjë në fuqi.
Tani ka mbetur vetëm Spanja dhe Holanda të fillojnë procedurat për miratim.
Së bashku me Islandën, edhe njëherë duhet ta verifikojnë vendimin qoftë nga presidenti apo nga ndonjë organ tjetër janë shtetet tjera: Çekia, Franca, Italia, Turqia, SHBA dhe Britania e Madhe. Këto vende vetëm formalisht duhet ta kalojnë vendimin që e kanë marrë më herët.
Megjithëse pritshmëritë ishin se RMV-ja anëtare e plotfuqishme do të bëhet në Samitin e dhjetorit, kjo nuk do të ndodh, për shkak të shkuarjes së Spanjës në zgjedhje, gjë e cila pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO.
Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.
LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN
-
- Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
- Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
- Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
-
Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
-
SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO, edhe tre shtete kanë ngelur