Italia dhe Britania e Madhe e ratifikuan Protokollin e RMV-së për NATO, mbeten edhe pesë shtete
Italia dhe Britania e Madhe e kanë ratifikuar sot Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO, e çka numri i shteteve ratifikuese arrin në 24, transmeton Portalb.mk.
Mirënjohje për ratifikimin ka shprehur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk.
“Faleminderit Itali! Edhe një ratifikim i Protokollit për NATO”-n, ka shkruar Shekerinska në status.
Me Italinë dhe Britaninë e Madhe, numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin e RMV-së për NATO-n arrin në 24. Kanë mbetur edhe pesë shtete që ta ratifikojnë, dhe me këtë të hapet rruga e anëtarësimit të plotfuqishëm të RMV-së në NATO.
Megjithëse pritshmëritë ishin se, RMV-ja anëtare e plotfuqishme do të bëhet në Samitin e dhjetorit, kjo gjë është e pamundur, fillimisht për shkak të shkuarjes së Spanjës në zgjedhje, gjë e cila pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO. Krahas Spanjës, Protokollin nuk e ka miratuar edhe SHBA-ja dhe Islanda. Këtë javë për Protokollin duhet të prononcohet Parlamenti i Francës, ndërsa procesin duhet ta përfundojë edhe Holanda dhe Islanda. Sipas praktikës, deri tani Senati i SHBA-së zakonisht e ratifikon i fundit, por shkaku i situatës në Spanjë ende nuk dihet se kur do të caktohet seanca e Dhomës së Lartë të Kongresit.
- LEXO: Dimitrovi: Anëtarësimi i RMV-së në NATO duhet të përfundojë në prill të 2020-s
- LEXO: Shekerinska: Afati i dhjetorit ishte simbolikë, procesi i anëtarësimit në NATO – çështje kohësh
Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.
LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN
- Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
- Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO