Hungaria e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Hungarisë, Llasko Kover, sot ka marrë pjesë në aktin e ratifikimit të Protokollit për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Portalb.mk.
153 deputetë të Hungarisë kanë votuar “për” dhe e kanë përkrahur ratifikimin, njoftojnë nga Kabineti i Xhaferit.
Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.
LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN
-
- Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
- Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
- Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
- Estona e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
-
Kanada e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO