Faruku nga Çegrani, kuzhinieri më i mirë në Itali

Neziri ka lindur në Bihaq të Bosnjë dhe Hercegovinës. Prindërit e tij nga Çegrani kanë pasur lokal në këtë qytet, si shumë shqiptarë të tjerë nga rrethina e Tetovës dhe Gostivarit që kanë pasur lokale në tërë ish-Jugosllavinë. Zanatin e ka mësuar në Romë, kurse e ka avancuar në restorantin “La Filanda”, në qytezën e vogël Asola, në provincën e Montovës.

Pas Rene Rexhepit, Faruk Neziri është kuzhinieri i radhës me të cilin mund të krenohen shqiptarët. Në prill të vitit 2013, ai është zgjedhur kuzhinieri më i mirë në Itali, në kategorinë e përgatitjes së ushqimeve nga peshku dhe frutat e detit.

Neziri ka lindur në Bihaq, të Bosnjë dhe Hercegovinës.  Prindërit e tij nga Çegrani kanë pasur lokal në këtë qytet, si shumë shqiptarë të tjerë nga rrethina e Tetovës dhe Gostivarit që kanë pasur lokale në tërë ish Jugosllavinë.

“Në Bihaq kam lindur, kurse jam rritur në Gostivar, ku prindit e mi janë kthyer prapë. Në Gostivar e kam kryer shkollën e mesme dhe pastaj kam emigruar në Itali”, tregon Faruk Neziri në një bisedë telefonike për gazetën “Lajm”.

Zanatin e ka mësuar në Romë, te një profesor i cili tani është shef i kuzhinës në Zyrën e Deputetëve (organ i dytë pas Senatit), për ta avancuar në restorantin “La Filanda” në qytezën e vogël Asola, në provincën e Montovës. Për shkak të imazhit të përhapur në mbarë Italinë, në restorantin ku punon tani Neziri, rregullisht frekuentojnë figura të njohura të politikës, biznesit, estradës, kulturës dhe artit italian.

Edhe pse ka arritur majat më të larta të suksesit, në një vend si Italia të njohur për kuzhinën e vet, Faruku është modest dhe nuk dëshiron të flasë shumë për karrierën e tij.

Mirëpo suksesi që ka arritur, nuk ka mbetur pa u hetuar nga mediat më të njohura në Itali.  Gazetari Osvaldo Murri, nga kompania më e madhe mediale Mediaset, Nezirin e përshkruan si një personazh më me influencë dhe me ndikim të madh në vendin ku jeton për momentin dhe më gjerë. 

“Asola, qytezë e vogël në rrethinën e provincës së Mantovës, vend i njohur dhe me restorante të famshëm që janë krenari e mjeshtërve të enogasronomisë Italiane. Prej momenteve të para të hyrjes në punë të Faruk Nezirit në këtë restorant, ai u bë i famshëm dhe u rangua në pozitat e para në të gjitha gazetat Italiane. Këtë restorant e udhëheqin pronari Andrea Grossi së bashku me Faruk Nezirin i cili është personi i dytë ( shef kuzhine). Gjeni i madh dhe interpretues i kuzhinës nacionale si shqiptare dhe Italiane deri në nivelet e larta ndërkombëtare. Në shtatë vitet e fundit kanë kultivuar kualitet të lartë si dhe mikpritjen, duke siguruar vlerësim dhe garanci të nivelit të lartë italian”, ka raportuar gazetari Murri lidhur me aftësitë kuzhinerike të Nezirit. Pas një karriere të suksesshme shumë vjeçare, i nxitur nga miqtë e tij, Neziri ka vendosur të botojë një libër për specialitete të kuzhinës, që është bë mjaft i popullarizuar në Itali dhe vende tjera të BE-së. 

“Libri në fjalë është i lehtë për ta lexuar dhe kuptuar dhe i shkruar me aftësi të veçantë i cili së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe”, kanë vlerësuar kritikët.

Ai poashtu njihet edhe si artist figurativ. Disa punime të mrekullueshme artistike, gjegjësisht në pikturim, e kanë bërë atë edhe më të famshëm në mesin e Italianëve. 

Në të njëjtën datë të daljes së librit në skenë Neziri festoi dy gëzime: njërën të librit dhe nënshtetasin e firmosur nga Presidenti i Republikës Italiane Giorgio Napolitano. Neziri paralajmëron se së shpejti ky libër do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

“Promovimi i librit të përkthyer në gjuhën shqipe do të bëhet në muajin gusht në Gostivar. Do të jetë një rast i mirë për të vizituar vendlindjen, për të takuar familjarët dhe shokët, por edhe për të sjellë një libër që besoj se do të ju pëlqejë shqiptarëve, njësoj si italianëve”, thotë Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button