The Failed States Index 2013: Maqedonia për nga stabiliteti, e 112-ta

Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë në krye të listës së këtij viti si shtete më jostabile në Evropë, edhe atë për shkakun e të njëjtave indikatorëve, sociale, ekonomike, politike dhe ushtarake.

Më lartë se ato janë vendet jo-stabile afrikane, të Amerikës së Jugut dhe shtetet aziatike. Këtë e tregon hulumtimi i “The Failed States Index 2013”, i cili kryhet nga redaktorët e “Foreign Policy” dhe “Fondit për paqe”.

Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 83-të në kategorinë e shteteve “në rrezik”, ndërsa Serbia është në vendin e 92-të tek shtetet “më të falimentuara” në botë. Maqedonia është në vendin e 112-të, ndërsa më e mirë se Maqedonia është Shqipëria, në vendin e 119-të. Mali i Zi (134) dhe Kroacia (135) sipas hulumtimit, janë vendet më stabile në rajon.

Në hulumtim janë të përfshira 178 shtetet dhe sipas tij, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës për nga jeta e vështirë, ia tejkalon Bjellorusia, e cila është shteti më i keq në Evropë.

Rezultatet janë marrë në bazë të 12 indikatorëve: social, ekonomik dhe ushtaro-politike, në mesin e të cilave përdoret dhuna, humbja e kontrollit fizik mbi territorin, larjen e trurit, legjitimiteti i shtetit, varfëria, kriza ekonomike, të drejtat njerëzore, siguri, diskriminim dhe zhvendosje.

Shteti më jostabil në botë është Somalia, ndërsa më stabile është Finlanda.

Lajme të ngjashme

Back to top button