Hulumtimi tregon se RMV-ja është vendi më racist në Evropë (Infografik)

Maqedonia e Veriut është një nga shtetet më raciste në Evropë e cila ka banorë më indiferent nga vendet evropiane dhe nuk i pranon lehtë personat e kulturave të tjera. Këtë e kanë treguar të dhënat e valës së 10-të të hulumtimit social evropian, i cili u zhvillua për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup dhe i cili u prezantua më 14 mars në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në RMV anketa është realizuar në fund të vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, përmes një ankete sy në sy, në masë prej 1429 të anketuarve (i bërë në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave).

Në temën “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin“, nga përgjigjet e të anketuarve në pyetjen “Tregoni shkallën në të cilën mendoni se Maqedonia e Veriut duhet të lejojë njerëzit e së njëjtës racë apo grup etnik si shumica e njerëzve në Maqedoninë e Veriut të vijnë dhe të jetojnë këtu”, rezulton se Maqedonia e Veriut renditet e para nga 25 shtetet që mendon se nuk duhet të lejohen fare ky grup njerëzish, konkretisht 30.1% e të anketuarve janë përgjigjur kështu, pasuar më pas nga Çekia me 23.7% dhe Hungaria me 19.1%, transmeton Portalb.mk.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Ndërsa në pyetjen se “A duhet vendi të lejojë njerëzit e një race apo grupi etnik të ndryshëm nga shumica e njerëzve në Maqedoninë e Veriut të jetojnë në vend?”, Maqedonia e Veriut zë vendin e parë ku 41.3% e të anketuarve thonë se në përgjithësi nuk duhen lejuar, pasuar nga Çekia me 40.8% dhe Hungaria me 37.1%, transmeton Portalb.mk.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në ShkupNë pyetjen se “A duhet vendi t’i lejojë njerëzit nga vendet më të varfra jashtë Evropës të vijnë të jetojnë këtu?”, RMV-ja përsëri renditet e para me përgjigjen se në përgjithësi nuk duhet të lejohen, konkretisht me 41.3%. Pasojnë Hungaria me 41.3 % dhe Çekia me 40.8%, transmeton Portalb.mk.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Lidhur me atë se “A mendojnë se e gjithë është e keqe apo e mirë për ekonominë e Maqedonisë së Veriut kur njerëzit nga vendet e tjera vijnë për të jetuar këtu?” nga pika 0 (keq për ekonominë) deri në pikën 10 (mirë për ekonominë), vendi mban notën më të ulët nga të gjitha shtetet, konkretisht 3.70.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Në lidhje me atë se “A prishet apo pasurohet jeta kulturore në Maqedoninë e Veriut kur njerëzit nga vendet e tjera vijnë këtu?”, nga pika 0 (prishet) deri në pikën 10 (pasurohet), vendi radhitet e dyta me 4.09 pikë, transmeton Portalb.mk.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Në pyetjen se “A mbetet vendi më i keq ose më i mirë për të jetuar për shkak të njerëzve nga shtetet tjera që vijnë për të jetuar këtu?”, nga pika 0 (më i keq) deri në pikën 10 (më i mirë) Maqedonia e Veriut mban notën 3.90 dhe radhitet e treta në listë pas Çekisë dhe Sllovakisë.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Në pyetjen “A do ta përshkruanit veten si një anëtar i një grupi që është i diskriminuar në këtë vend?” Maqedonia e Veriut mban 3.1% dhe radhitet me më shumë pike pas Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Lidhur me atë se “Sa janë të lidhur emocionalisht me vendin?” nga 0 (fare) deri në 10 (shumë), Maqedonia e Veriut ka më pak pikë se vendet e tjera, konkretisht 6.82.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Ndërkaq, për atë se “Sa të lidhur emocionalisht jeni me Evropën?”, rezultatet nxjerrin notë të vogël për Maqedoninë e Veriut, nga 0 (nuk jam i lidhur) deri në 10 (jam shumë i lidhur), vendi radhitet e dyta në listë me 4.78 pikë, pas Serbisë.

Anketa “Migrimet, lidhja dhe përvoja me diskriminimin”, Burimi: Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup

Ndryshe, EOI është projekt i gjerë krahasues (hulumtim anketues), i mbështetur nga Komisioni Evropian, i cili në kuadër të Bashkimit Evropian ka statusin e Konsorciumit Evropian të Infrastrukturës Kërkimore (European Research Infrastructure Consortium – ERIC).

Anketa kryhet çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2002, në më shumë se 35 vende evropiane. Anketa mbulon një sërë temash sociale dhe politike të rëndësishme për shoqëritë bashkëkohore evropiane dhe përdoret gjerësisht nga studiuesit, institucionet shtetërore, mediat dhe publiku i gjerë në Evropë dhe në botë.

Rezultatet e plota nga ky hulumtim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button