AP – Dhuna dhe tortura ende të pranishme në vend

Sot është dita ndërkombëtare kundër torturës. Avokati i popullit, alarmon se dhuna dhe tortura endë janë të pranishme në shoqërinë tonë.

Tortura është njëra prej mënyrave më të kompleksuara të shkeljes së të drejtës, tha Ixhet Memeti.

‘Kjo ditë ndërkombëtare për mbrojtjen e viktimave të torturës është që të rikujtojmë se vazhdimisht duhet të luftohet kundër saj, ngaqë e njëjta është reptësisht e ndaluar dhe e pa pranueshme. Përmes identifikimit të torturës e cila ushtrohet nga ana e nëpunësve publik apo shtetërorë rritet përgjegjësia e shoqërisë për mbështetje efektive dhe të vazhdueshme për viktimave të torturës, si dhe marrja e masave me qëllim të reduktimit të kësaj dukurie në të ardhmen. Vizitat të cilat i realizojmë ne si mekanizma parandaluese janë vetëm një pjesë e luftës për ndërtimin dhe ndërmarrjen e masave me qëllim parandalimin e gjitha llojeve të saja’ tha Memeti.

Memeti apelon se Dita ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura, është dita kur e tregojmë angazhimin tonë për hetim efikas të të gjitha formave të torturës dhe se lufta kundër torturës duhet të zhvillohet vazhdimisht, sepse ajo është absolutisht e ndaluar dhe e palejuar pa dallim se cili është qëllimi për shkak të së cilit mund të ndodhë.

26 Qershori është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Torturës nga Zyra e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button