Paraburgim për tetovarin që rrahu dhe mbajti të mbyllur në dhomë partneren e tij

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka iniciuar procedurë kundër një personi të moshës 21 vjeçare, i cili dyshohet se ka kryer vepër të penale, Lëndim trupor nga neni 130 dhe Privimi nga liria në mënyrë të kundërligjshme nga neni 140 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Duke filluar nga dhjetori i vitit 2022, i dyshuari ka ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje 19-vjeçare me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore. Ai e ka mbajtur viktimën të mbyllur në dhomë për një kohë të gjatë dhe e ka dhunuar fizikisht çdo ditë duke i shkaktuar lëndime të shumta fizike. Gruaja ka shfrytëzuar rastin kur në një moment i dyshuari ka harruar derën e zhbllokuar, ka arritur të arratiset dhe ka denoncuar ngjarjen në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button