“Kasapi i myslimanëve sirian” shet banesën 70 milionëshe në Paris

Rifaat al-Assad, i cili ka duart e përlyera me gjakun e të paktën 25.000 njerëzve, konsiderojnë mediat siriane opozitare, shiti banesën e tij shtatë-katëshe në një nga rrugët më të dëshirueshme të Parisit, me një çmim prej hiq më pak se 70 milion dollarë.

Rruga Avenue Foch është quajtur edhe “rruga e pandershme”, pasi aty është rezidenca e familjeve të ish diktatorëve të cilët janë përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve.

Rifaat al Assad zotëron një varg të pronave në Paris dhe në qytete të tjera jashtë vendit, duke përfshirë një rezidencë prej 10 milion funtesh në Mayfair, Londër.

Ish zëvendës presidenti sirian, dikur kryetar i njësitit famëkeq paramilitar, ka jetuar në mërgim që kur ai u përpoq për ta marrë pushtetin nga vëllai i tij, Hafez, në vitin 1983.

Ai është i fyer nga të gjithë në atdheun e tij për udhëheqjen e një sulmi ushtarak shkurt 1982 në Hama, ku shtypi një kryengritje nga Vëllazëria myslimane, e që la 25,000 të vdekur.
Sulmi i përgjakshëm, ku rrethe të tëra u bënë rrafsh me tokë, u quajt “Kasaphana Hama”, ndërsa Rifaat al Assad u quajt “Kasapi i Hamës”.

“Rifaat al-Assad ka një pasuri që shkon në miliarda euro, për të cilat as që dihet origjina.
Vitin e kaluar, dy këshilltarët lokalë i kërkuan presidentit të atëhershëm Nikolas Sarkozi për të ngrirë të gjitha pasuritë e familjes Assad në Francë. “Ne nuk duam që qarku ynë të bëhet një strehim i papushtueshëm për diktatorët e të gjitha llojeve,” kishin thënë këshilltarët e Sarkozisë.

Që nga kryengritja siriane, Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë imponuar ngrirjen aktive të pasurisë së mbi 150 personave që konsiderohen përgjegjës për represionin e dhunshëm të popullatës civile në Siri.

Këshilli Kombëtar i opozitës siriane ka bërë thirrje që ndaj Rifaat al-Asad të nënshtrohen sanksione ndërkombëtare. Por deri më sot, ai nuk ka qenë në shënjestër.

Rifaat al Assad, i cili është i mbrojtur nga dhjetëra truproja, urdhëron shijimin e ushqimit të tij, nga frika e helmimit, e konsideron veten pasardhës legjitim të nipit të tij brutal, i cili nuk mund të qëndrojë në pushtet për një kohë shumë të gjatë.

Sa i përket krimeve të tij madhore, Rifaat al-Assad i mohoi ato, duke u tallur në llogari të popullit sirian, duke thënë se “Hama nuk u bombardua, nuk u shkatërrua, por përkundrazi, rrugët e Hamës janë zgjeruar. “

Deri tani nuk ka pasur asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për “Kasapin e Hamës” ndonëse ekzistojnë dokumentet dhe arkivat që dëshmojnë krimet e tij brutale kundër popullatës civile. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button