Kërçova e varfër me emra shqip!

Edhe në emërtimin e rrugëve dhe bulevardeve në Kërçovë vërehet mungesa e emrave të personaliteteve historike shqiptare.

Vetëm dy rrugë periferike të qytetit mbajnë emra shqiptarë dhe ato janë “Raim Lika” dhe “Rexhë Rushit Zajazi”. Nga komuna e Kërçovës thanë që janë të vetëdijshëm se vetëm këto dy emra janë shumë pak krahasuar me numrin e shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet por riemërimi i rrugëve është një proces që kërkon kohë dhe vullnet të mirë të të gjitha palëve.

“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe nuk guxoj të flas tani për gjëra që akoma nuk i kemi vendosur në tryezë për diskutim. Pa dyshim që kjo do të mbetet objekt trajtimi për të ardhmen. Kjo kërkon më shumë punë, të realizohen më shumë takime, të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të hasim në vullnetin e mirë të shumicës.” – tha Qamil Aliu, kryetar i komisionit për emërimin e rrugëve në Kërçovë.

Mungesa e personaliteteve të kulturës dhe historisë shqiptare në emërimet e rrugëve, bulevardeve, shesheve dhe shkollave vërehet në të gjitha qytetet e vendit. Shkolla e Mesme Komunale “Drita” në Kërçovë vetëm para dy vitesh ka vazhduar punën si institucion në vetë, e ndarë nga SH.M.K. “Mirko Mileski”, dhe me emër shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button