Erion Veliaj u shpall qytetar nderi i Gostivarit (Video)
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj sot nga Komuna e Gostivarit në një ceremoni solemne u shpall qytetar nderi i këtij qyteti, kjo erdhi pasi në seancën e 19-të në muajin shkurt Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi këtë vendim, transmeton Portalb.mk.
Të parit të Tiranës, çmimin ia dorëzoi i pari i Gostivarit, Arben Taravari.
Veliaj, pas pranimit të këtij titulli falënderoi për vlerësimin e dhënë ndaj tij.
“E pranoj me shumë përulësi këtë titull si qytetar nderi i Gostivarit, dua që përveç gurrit tim në Tiranë të kontribuoj në ndërtimin e kësaj bote që ndërtohet këtu në Gostivar”, tha Veliaj.
Sipas Taravarit, Veliaj është shembulli më i mirë i përgjigjes proverbiale të Mandelēs.
“Ai mori më të mirën e shkollës shqiptare dhe më të mirën e shkollës amerikane, por mbi të gjitha, një nga fushat tek të cilat ai ka këmbëngulur të përmirësojë vazhdimisht, është edukimi dhe të gjitha format e tij”, tha Taravari.
Të pranishëm në këtë ceremoni kishte figura nga fusha të ndryshme nga vendi por edhe nga Shqipëria.