30 ditë paraburgim për gostivarasin pasi iu gjet kokainë
Gjyqtari në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore Gostivar, sot (22- mars) personit K.D. (43) nga Gostivari i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe më pas është dërguar në Burgun e Shkupit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.
Gostivarasi K.D. akuzohet për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë bastisjes së kryer dje (21-mars) me urdhër gjykate, në shtëpinë e tij iu gjet dhe konfiskua kokainë, çmimi i së cilës në “Narko-tregun e zi” llogaritet rreth 30 mijë euro.