Në dy shkollat e mesme të Strugës u regjistruan gjithsej 403 nxënës

Në të dy shkollat e mesme të Strugës, në Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo”, dhe në Shkollën e mesme profesionale, “Niko Nestor” në afatin e parë të regjistrimit arritën të regjistrohen gjithsej 403 nxënës, prej të cilëve 217 shqiptarë dhe 197 maqedonas.

Në gjimnazin, “Dr Ibrahim Temo”, siç na informoi Jetmir Dervishi, anëtar i Komisionit për Regjistrim në këtë shkollë,  në afatin e parë të regjistrimit u regjistruan gjithsej 181 nxënës, prej të cilëve 107 me mësim në Gjuhën shqipe, 66 në gjuhën maqedonase dhe 8 në gjuhën turke.

Ndërsa, sipas asaj që na dëshmoi komisioni për pranim të nxënësve në këtë shkollë, dokumentet për pranim, në këtë shkollë, në afatin e qershorit, pra dje dhe sot, i kishin dorëzuar 214 nxënës shqiptarë, 82 maqedonas dhe 13 turq. 

Kurse në Shkollën e mesme profesionale, sipas zëvendësdrejtorit Vullnet ismaili, me mësim në gjuhën shqipe janë pranuar 99 nxënës, prej 167 sosh sa u paraqitën për regjistrim. 

Në gjuhën maqedonase, ndërkaq në afatin e parë janë regjistruar 123 nxënës, nga 191 sa konkurruan në  këtë afat. 

Lajme të ngjashme

Back to top button