Shekerinska: Presim që javën e ardhshme të fillojë ratifikimi i Protokollit në Spanjë

Presim tashmë që javën e ardhshme në Spanjë formalisht të fillojë procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, sepse pasi përfundoi zgjedhja e Qeverisë spanjolle, u hapën dyert që ky proces të fillojë dhe shpresojmë të përfundojë për disa javë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse së shpejti pritet ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO nga ana e Spanjës, Shekerinska theksoi se proceset e ratifikimit në këtë shtet nuk janë të shpejta, duke shfaqur pritje për mbështetje të fuqishme nga ana e institucioneve spanjolle, transmeton MIA.

“Nëse i shohim treguesit ekonomikë gjatë viteve të kaluara, një vit e gjysmë do të shihni se përveç rritjes së madhe të investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe rritjes së numri të të punësuarve, se edhe bursa jonë tregon sa anëtarësimi në NATO jep shtytje në ekonomi. Duam që kjo të vazhdojë. Kur i pamë sivjet edhe rritjen e numrit të turistëve në shtet, së bashku me këto lëvizje në bursë, pamë se në të vërtetë investimi ynë politik sjell edhe përfitim ekonomik”, theksoi Shekerinska, e cila sot mori pjesë në manifestimin qendror  për festën e madhe ortodokse Uji i Bekuar në qendër të Shkupit.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë.

LISTA E VENDEVE QË DERI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  27. Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  28. Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button