Kryeministri Oliver Spasovski te Kodra e Diellit në Tetovë
Oliver Spasovski, kryeministri i Qeverisë teknike sot vizitoi manastirin në Kodrën e Diellit, transmeton Portalb.mk.
“Gjithë me gëzim të madh e vizitoj manastirin në Kodrën e Diellit dedikuar Shën Naumit të Ohrit, pikërisht në ditën e sotme kur besimtarët e festojnë këtë shenjtore të madh”, theksoi Spasovski.
Dyert e Manastirit ishin të hapura për gjithë qytetarët për të shënuar festën duke marrë pjesë në liturgjinë e udhëhequr nga mitropoliti Zotëri Josifi.
Ai theksoi se kjo është një ditë e mirë për t’u motivuar nga solidariteti i Shën Naumit të Ohrit, i cili gjithë jetën e kaloi duke ndihmuar të varfrit dhe të sëmurët.
Përndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njëjta me të cilat përballet “Kodra e Diellit”. Dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë. Në të ishte investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.
- ELEM LEXO: Kodra e Diellit, Zaevi hodhi poshtë njërën nga tre alternativat e analizës së fizibilitetit
- LEXO: Ish drejtori i Kodrës së Diellit: Studimi i fizibilitetit plagjiaturë e përpunuar edhe aspak serioze
- LEXO: SKANDAL: Edhe pse u ftuan, gazetarët nuk u lejuan të marrin pjesë në prezantimin e studimit të fizibilitetit për Kodrën e Diellit
- LEXO: Analizat për Kodrën e Diellit kanë ngecur në procedurat e bartjes mes institucioneve
- LEXO: Kodra e Diellit: Bekteshi dhe Elem Turs thonë se teleferiku me gjashtë ulëse do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
- LEXO: Kodra e Diellit, çfarë duhet të bëhet më tej?
- LEXO: Filloi asfaltimi i kilometrit të fundit të rrugës Tetovë – Kodër e Diellit, “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka kërkesa të reja
- LEXO: Është shkelur afati kohor për asfaltimin e kilometrit të fundit të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit
- LEXO: ELEM TURS ka pranuar analizën financiare “due diligence” për Kodrën e Diellit, radhën e ka ELEM dhe Qeveria
- LEXO: 1 kilometra rrugë për në Kodrën e Diellit ka mbetur pa asfaltuar sepse askush nuk merr përgjegjësinë ndaj saj (VIDEO)
- LEXO: Kodra e Diellit: U tha se do të jetë gati në fillim të korrikut, teleferiku me gjashtë ulëse ka ngecur në procedura administrative
- LEXO: Si në 20 vitet e fundit u bë rrënimi i Kodrës së Diellit?