Kodra e Diellit, çfarë duhet të bëhet më tej?

Pas asfaltimit të kilometrit të fundit të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit, nëpërmjet një postimi në facebook Iniciativa Qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka radhitur investimet e ngelura në gjysmë ose ato që ende nuk kanë filluar, por janë të domosdoshme për Kodrën e Diellit që të mund të funksionojë si një qendër turistike skijimi, transmeton Portalb.mk.

Sipas Iniciativës rruga është paguar me paratë e taksapaguesve dhe nuk ka përse dikush të lavdërohet me asfaltimin e saj.

“Ne nuk ndalemi me këtë rrugë, janë paratë e taksapaguesve e jo të funksionarëve, nuk ka se çka lavdërohen për përfundimin e rrugës. Respekte për vëmendjen, domethënë është patjetër të bëhet presion dhe të kërkohet përfundim i projekteve të nisura dhe të lëna në gjysmë”, thonë nga Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Çfarë duhet të bëhet më tej?

  1. Asfaltimi i rrugës Tetovë – Kodra e Diellit – të përfundoj sinjalizimi horizontal dhe vertikal i rrugës, të kompletohet rivendosja e mbrojtëseve në rrugë (bankinave).

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për pyetjen se a do të kompletohet rruga me të gjitha standardet, thotë se projektet nuk realizohen brenda natës dhe se do të realizohen në të ardhmen.

“Unë e kuptoj protagonizmin edhe të disa organizatave dhe disa gazetarëve që duhet me siguri t’i dinë edhe procedurat se si ndërtohen projektet infrastrukturore, ato nuk ndërtohen brenda natës. Ka rrugë edhe projekte që nuk janë realizuar më parë dhe tash realizohen, ashtu si e realizojmë këtë rrugë do të realizohen edhe projektet tjera”, tha Bekteshi.

  1. Të përfundojë teleferiku me gjashtë ulëse sipas normativave ndërtimore në vend

Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” numëron kriteret që duhen plotësuar për teleferikun me gjashtë ulëse:

  • Kontroll teknik nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup
  • Kontroll teknik nga mbikëqyrësi oficial i projektit
  • Deklaratë me shkrim nga realizuesi i punëve LEITNER, se projekti është i kryer me sukses

Nga Iniciativa kërkojnë që të gjitha këto dokumente të jenë oficiale në web faqen e kompanisë e cila menaxhon me ato asete kapitale.

LEXO: Kodra e Diellit: U tha se do të jetë gati në fillim të korrikut, teleferiku me gjashtë ulëse ka ngecur në procedura administrative

Nga Iniciativa thonë se këto dokumente ende nuk janë gati pasi që teleferiku nuk është i gatshëm për funksionim dhe se rrezikohet të mos futet në përdorim në sezonin 2019-2020. Ata thonë se kjo informatë është oficiale nga një ndër udhëheqësit kryesorë të ELEM.

Nga ana tjetër ministri Bekteshi njoftoi se teleferiku pritet të jetë gati sezonin e ardhshëm dhe se i njëjti do të bëjë edhe më atraktive Kodrën e Diellit.

  1. Revitalizimi i infrastrukturës në lagjen turistike Kodra e Diellit, dokumentacion i cili pret miratim nga Banka Botërore.

Ministri Bekteshi disa herë ka potencuar se rrugët brenda qendrës turistike Kodra e Diellit janë në kompetenca të Komunës së Tetovës dhe është ajo që duhet t’i rregullojë të njëjtat.

LEXO: Kodra e Diellit: Bekteshi thotë se do të rehabilitohet rruga regjionale, Komuna të rregullojë ato lokale

“Rehabilitimi i rrugës bëhet në përputhje me standardet dhe rregulloret e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nën kompetencat e pushtetit qendror është vetëm rruga regjionale, megjithatë Komuna e Tetovës ka aplikuar te Banka Botërore për grant për zhvillimin e Kodrës së Diellit, gjegjësisht rregullimin e rrugëve lokale të Kodrës së Diellit”, tha Bekteshi.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës thotë se për grant për rehabilitim të rrugëve brenda në qendrën e skijimit dhe te vikend shtëpizat ka aplikuar në Bankën Botërore Qendra për Zhvillim të Regjionit të Pollogut (QZHRP). Ata parashohin rregullimin e rrugëve te vikend shtëpizat në Kodrën e Diellit, jo vetëm asfaltim por edhe ndriçim me kamera dhe standardizim të hedhurinave.

  1. Studimi financiar i kompanisë e cila udhëheq me qendrën turistike Kodra e Diellit – ELEM Turs

Ka përfunduar afati për dorëzimin e analizës due diligence për Kodrën e Diellit, nga ana e kompanisë PWC e cila fitoi tenderin nga ELEM në muajin qershor. Nga ELEM TURS njoftojnë që analiza është pranuar nga ana e tyre dhe e njëjta do të diskutohet dhe analizohet. E njëjta ende nuk është dorëzuar nga ana e ELEM në Qeveri.

  1. Studimi i fizibilitetit rreth çështjes së menaxhimit me Kodrën e Diellit dhe mënyra e koncesionimit të së njëjtës.

  1. Plani detal urbanistik i Kodrës së Diellit, dokumentacion i cili mbetet në serverët e sektorit urbanizëm dhe kadastër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button