Si në 20 vitet e fundit u bë rrënimi i Kodrës së Diellit?
Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka reaguar përmes një postimi në facebook duke i numëruara arsyet e “rrënimit” të Kodrës së Diellit për vite me radhë. Ata kërkojnë përgjegjësi nga autoritet për projektet e parealizuara dhe investimet e pakta, transmeton Portalb.mk.
Ata venë në pyetje arsyen e mos ndërtimit të ski-lifteve, kur dihet se i pari në Kodrën e Diellit është ndërtuar shumë vite më parë, më 1947.
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
Duke parashtruar pyetje të shumta në lidhje me arsyen e moszgjidhjes së problemeve të kësaj qendre turistike, ata kërkojnë përgjegjësi se përse teleferiku i filluar në vitin 2014 ende nuk është gati.
Ndër të tjera, ata theksojnë ndërtimin e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit nga funksionarë, por edhe nga të tjerë që ndërtojnë të njëjtat pa leje, duke kërkuar nga qeveria t’i marrë ingirencat komunës shkaku i ndërtimeve pa leje.
Nga iniciativa thonë se kërkojnë përgjegjësi edhe për mos ndryshimin e planit detal urbanistik për Kodrën e Diellit dhe privatizimin e tokës në pikënisjen e Teleferikut, si dhe për mosinvestimin në teleferikun Tetovë-Kodër Dielli. Ata vënë në pyetje edhe arsyet e mos realizimit të studimit të fizibilitetit në kohë.
LEXO: Këto janë datat deri kur duhet të dorëzohen analizat për Kodrën e Diellit
Reagimin e plotë e gjeni më poshtë:
LEXO: Kodra e Diellit: Ndër vite ka rënë numri i turistëve në hotelet që menaxhon Elem Turs
LEXO: Mbaroi edhe një sezonë e dështuar, Kodra e Diellit ka ngelur “në dorë të Zotit”