Edhe teleferiku i prishur Tetovë-Kodër Dielli pret shpëtim nga analiza e ELEM-it

Që në vitin 1962 Kodra e Diellit kishte teleferik që barte turistët nga qyteti deri në Kodrën e Diellit. Sot, i njejti nuk funksionon dhe nuk dihet nëse do të investohet në të, njofton Portalb.mk.

Nga ELEM thonë se pritet përfundimi i analizës për Kodrën e Diellit, që pastaj të vendoset se çfarë hapash do të ndërmerren më tej dhe çfarë investimesh do të bëhen në këtë qendër skijimi.

Teleferiku Tetovë-Kodër Dielli

Nga ana tjetër, ish drejtori i Kodrës së Diellit, Menan Memedi, tha se mundësia që teleferiku i vjetër të riparohet nuk do të ishte investim efikas, ngaqë ai teleferik edhe më parë nuk ka pasur kapacitet të mjaftueshëm dhe koha e udhëtimit ka qenë e gjatë. Por, një teleferik modern do të zgjidhte shumë probleme të Kodrës së Diellit.

Mungesa e teleferikut ka bërë që të mos ketë vend të mjaftueshëm për parking në Kodrën e Diellit, andaj dhe turistët detyrohen të ecin nga 3 km për të arritur deri në vend.

Ndërtimi i Teleferikut Tetovë-Kodër Dielli në vitin 1962

Në vitin 1962, u ndërtua dhe filloi me punë pjesa e parë e teleferikut deri në Lisec, me gjatësi 3209 metra.

Teleferiku Tetovë-Kodër Dielli

Tre vite pas vënies në punë të teleferiku Tetovë-Lisec, në vitin 1965 u lëshua në përdorim edhe pjesa e dytë e këtij teleferiku Lisec-Kodër Dielli, në gjatësi 2991 metra.

Teleferiku kishte 100 kabina, me kapacitet për 400 persona. Koha e udhëtimit ishte 40 minuta, transmeton Portalb.mk.

103 000 udhëtarë përdorën teleferikun nga data 8 Mars kur filloi me punë deri në dhjetor të të njejtit.

Tani rreth objektit që dikur ishte teleferik kullotin delet
Rreth objektit që dikur ishte teleferik kullotin delet. Foto e bërë më 22.04.2014
Teleferiku Tetovë-Kodër Dielli

 

LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)
LEXO: Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km
LEXO: Kodra e Diellit, ministri Bekteshi: Njëri opsion është të shkojmë në partneritet publik-privat
LEXO: Qeveria e Maqedonisë: Do të merret vendim për Kodrën e Diellit pasi të përfundojë analiza e ELEM TURS-it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button