Kodra e Diellit, ministri Bekteshi: Njëri opsion është të shkojmë në partneritet publik-privat

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në lidhje me problemin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit në Tetovë, ka deklaruar se janë duke u shqyrtuar opsionet e funksionimit sa më të mirë të saj, dhe njëri nga ata është partneriteti publik-privat.

Kreshnik Bekteshi
Kreshnik Bekteshi

“Disa herë kam pasur kontakte direkte me drejtorin e “Elem Tursit”, të cilit i bëhen të gjitha parapërgatitjet. Jemi për momentin në fazën ku jemi duke përgatitur “due diligence” për “Kodrën e Diellit” dhe jemi duke parë disa opsione dhe njëra ndër opsionet është që të shkojmë me partneritet publik-privat”, tha Bekteshi.

Se janë duke u realizuar analiza, ditë më parë deklaruan edhe nga Qeveria e Maqedonisë.

Kodra e Diellit kohëve përballet me probleme të shumta: mungesë investimesh, mungesë e teleferikut me gjashtë ulëse, mungesë e vendeve për parkim, infrastrukturë e parregulluar si dhe grumbullim i mbeturinave, gjendje kjo që shtyu Iniciativën Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” të realizojë protesta. Ata i venduan ultimatum kryeministrit Zoran Zaev dhe e ftuan të vizitojë nga afër këtë qendër skijimi që të njoftohet me problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button