Qeveria e Maqedonisë së Veriut e vazhdoi afatin për çmimet e ngrira

Marzha e çmimeve të produkteve ushqimore do të jetë akoma e ngrirë, pasi Qeveria vendosi që afati i vlefshmërisë së këtij vendimi të vlen deri më 30 qershor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Vazhdim i afatit të vlefshmërisë së masës për kufizimin e marzhës së produkteve bazë ushqimore dhe e njëjta do të zbatohet deri më 30 qershor të vitit 2023”, njoftoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Marzha do të jetë 5 përqind për tregtinë me pakicë dhe shumicë te buka, sheqeri dhe vaji, ndërsa 10 % do të jetë për disa produkte tjera, si mielli, makaronat, shpagetat, orizi, qumështi, vezët, gjiza, djathi, kashkavalli dhe kosi, jogurti.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button