Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative

Sot në Komunën e Tetovës, nga Shoqata për Planifikim, Ndërtim, Tregti dhe Shërbime “PRO-ENGINEERING”, u prezentua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit, ndërkaq nga Inciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” thonë që Komuna e Tetovës ka vendosur të miratojë plan që nuk do mund të realizohet asnjëherë, njofton Portalb.mk.

Plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit parasheh disa zgjerime të rrugëve, zgjerime të kapaciteteve për parkingje dhe parkingje të reja. Në kuadër të këtij plani nuk janë të përfshira pjesa ku gjinden ski-liftet, por vetëm pjesa e cila është e paraparë si vikend zonë.

Të pranishmit në prezantim, qytetatë dhe investitorë, dhanë idetë e tyre se çka duhet të përmisohet në këtë plan urbanistik, mundësinë për parkingje dhe mundësitë që ky plan urbanistik të realizohet. Nga Komuna thanë që sugjerimet e tyre do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh.

Plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit

“Sa i takon planit detal urbanistik për Kodrën e Diellit, tashmë shqyrtohen kërkesat e deponuara. Me përfundimin e shqyrtimit të propozimeve, i njejti do të dërgohet në Ministri të Transportit dhe Lidhjeve dhe do të miratohet”, u shpreh Armend Fazliu nga Komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër, nga Inciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” thonë se plani është i vjetër dhe se prezantimi bëhet vetëm me qëllim që Komuna e Tetovës të arsyetojë veten se në këto momente janë duke përpiluar diçka të re pas kërkesave të Iniciativës.

Plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit

“Plani detal është i njejti që u përgatit nga ish kryetari Sadi Bexheti dhe tani i njejti po del në rishqyrtim”, thanë nga Inciativa Qytetare. Ky projekt u parandalua nga shumë institucione dhe shumë anketa negative të cilat parashihnin se aty po bëhet një shkatërrim i Kodrës së Diellit”.

Sipas tyre, ky plan është parandaluar nga shumë institucione dhe nuk është në konsolidim me Master Planin e përgatitur nga ELEM.

“Plani detal urbanistik nuk është në konsolidim me Master Planin i cili është i përgatitur nga ELEM, plan i cili më është në plotfuqi (deklaruar nga Komuna e Tetovës), dhe pa konsolidimin apo lidhjen përkatëse të Master Planit dhe Planit detal urbanistik nuk mund të ketë kualitet apo zgjedhje afatgjate”, thonë nga Inciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit

“Kërkohet që profilet e rrugëve të cilat të drejtojnë drejt hoteleve qendrore dhe hoteleve të parapara me plan që të zmadhohen, dhe profilet rrugore të kenë opsion parkimi edhe në të dy krahët e rrugës. Kërkohet nga banorët e vikend shtëpizave që të parashikohet një hyrje e veçantë apo lidhje e veçante e cila do të lehtësonte komunikacionin mes lagjes dhe resortit turistik”, thuhet në deklaratën e Inciativës Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Ata thonë se Komuna e Tetovës tani me planin e ri urbanistik bie në kundërshtim me vendimet e veta për rrënimin e rrethojave, aktivitet të cilin e bëri vitin e kaluar, dhe tani e njejta komunë po bën parcelizimin e sipërfaqeve ku do të vendoset objekti dhe sipërfaqes përreth i garanton privatizim nga vetë investitori, akt i cili bie në kundërshtim me vendimet për prishje të rrethojave.

Nga Inciativa kërkojnë që Komuna të organizojë një tjetër takim në nivel më të lartë me urbanistë dhe njohës të mirë të kësaj problematike.

“Kërkojmë nga komuna që të organizojë edhe një takim në nivel më të lartë, me urbanistë dhe njohës të mirë të kësaj problematike, profesorë nga katedrat e urbanizmit dhe të mund të rishqyrtohet problematika”, thonë nga Inciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button