VMRO-DPMNE: Pse Janeva nuk i denoncoi shantazhuesit?

VMRO-DPMNE pyet se përse prokurorja speciale, Katica Janeva nuk e ka paraqitur, nëse e ka ditur se edhe njerëz të tjerë e kanë përdorur emrin e saj për shantazhim. Opozita përsëriti edhe një herë se Janeva dhe LSDM-ja fshehin njerëzit në mënyrë që të mos zbulohet nëse në këtë skemë ka të përfshirë persona nga kryesia e partisë në pushtet, transmeton Alsat M.

“A ka pranuar Katica Janeva se disa nga ata njerëz apo njerëz të tjerë që kanë bërë zhvatje janë edhe Kiki edhe Friki të cilët janë në krye të udhëheqjes së LSDM-së dhe gjithashtu kanë bërë zhvatje në emër të saj? Sa kohë Katica Janeva ka bërë zhvatje me këta njerëz dhe me Boki 13? A i ka paraqitur tashmë Katica Janevën këta njerëz që kanë bërë zhvatje dhe nëse edhe për ta ka ndonjë procedurë?”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button