Ish drejtori i Kodrës së Diellit: Studimi i fizibilitetit plagjiaturë e përpunuar edhe aspak serioze

Plagjiaturë të përpunuar dhe aspak serioze, kështu e vlerëson ish drejtori i Kodrës së Diellit, Menan Memedi, studimin e fizibilitetit, i cili u kushtoi qytetarëve 200.000 euro, pasi që dje mori pjesë në prezantimin e këtij studimi, i cili në prezencë të autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe komunal, pa prezencë të mediave dhe me numër të kufizuar të shoqërisë civile u bë prapa dyerve të mbyllura, njofton Portalb.mk.

Sipas Memedit, kjo ishte arsyeja se pse nuk u lejuan dje gazetarët të marrin pjesë gjatë prezantimit të studimit.

“Unë prisja diçka më serioze, kjo nuk ishte një studim fizibiliteti, por thjesht një histori e shkurtër e Kodrës së Diellit dhe disa propozime të cilat i kemi dëgjuar vazhdimisht. Kishte shumë paqartësi në lidhje me shitjen apo privatizimin e Kodrës së Diellit, kryesisht ky prezantim ishte dëshpërues dhe konsideroj se është një plagjiat i përpunuar. Unë mendoj se kjo ishte edhe arsyeja se pse kompania PWC nuk lejoi gazetarët të futen brenda. Informatat të cilat i kishin ata nuk ishin burimore, kishin shkruar diçka vetëm sa për të i marrë mjetet financiare edhe aq”, tha Memedi për Portalb.mk i cili pret që “ELEM Turs” të organizojë debat të hapur ku do të marrin pjesë shoqëritë civile të interesuara, qytetarë si dhe në këtë problematikë të inkorporohet edhe Komuna e Tetovës.

Hamdi Sulejmani nga Iniciativa Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit ka rezerva për analizën, ai ftoi krerët e komunave të Pollogut dhe deputetët e kësaj zone që të diskutojnë për të njëjtën.

“E gjithë biseda brenda është fokusuar vetëm në kapitalin e “ELEM-it” që është një gabim i madh ngaqë duhet të merren parasysh i gjithë kapaciteti i kësaj qendre turistike, pas kësaj mbledhje pres që të mblidhen të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut si dhe deputetë të kësaj ane në mënyrë që të diskutojnë zgjidhjen e problemit me Kodrën e Diellit”.

Sot në ora 19:00, në mbledhjen e 165-të të Qeverisë e cila është parapa të mbahet në objektin e Komunës së Tetovës, pritet që të prezantohet studimi i fizibilitetit. Portalb.mk, në mënyrë jo-zyrtare ka arritur ta sigurojë të njëjtin.

Sipas burimeve të Portalb.mk, ky studim ndahet në 3 pjesë, edhe atë: Analiza juridike, teknike dhe financiare.

  • Analiza juridike ka të bëje me zgjidhjen e problemeve pronësore-juridike në këtë qendër turistike.
  • Analiza teknike, kompania e cila është marrë me krijimin e këtij studimi e ka angazhuar kompaninë “Elkon Sërbia” për përpilimin dhe mundësitë rreth zhvillimit të Kodrës së Diellit.
  • Analiza financiare në vete përmban tre lloje, PPP model, modeli tradicional dhe shitja e së njëjtës.

Studimi është realizuar nga kompania PWC, me porosi të Elem Turs. Kërkesa për realizimin e një studimi të tillë ka ardhur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të vendoset edhe fati i Kodrës së Diellit Studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.

Të dy analizat, “due diligence” dhe studimin e fizibilitetit fillimisht i ka pranuar kompania “ELEM TURS” e cila ia ka dorëzuar më pas bordit drejtues të “ELEM”-it, e cila në fund duhet ka për detyrë t’i bart deri te Qeveria. Të dy analizat duhet të pranohen nga ana e qeverisë për t’u vendosur më pas fati i Kodrës së Diellit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button