ELEM TURS: Pesë kompani në garë për analizën e Kodrës së Diellit
Nga ELEM TURS lajmërojnë se procedura e përzgjedhjes së kompanisë e cila do të bëjë analizën e Kodrës së Diellit ka mbaruar. Pesë kompani janë informuar për tenderin në fjalë dhe të njëjtat pritet të hynë në garë për përpilimin analizës: Deloitte, Ersten Young, KPMG, Grand Thornton dhe PwC, transmeton Portalb.mk. Brenda javës do të zgjidhet kompania, thanë ata.
Xhemail Jusufi, drejtor i ELEM TURS, njofton se procedura e përzgjedhjes së kompanisë duhet të përfundojë këtë javë.
“Procedura ka filluar para dy – tre javëve dhe është para përzgjedhjes së kompanisë. Faktikisht bëhet fjalë për dy procedura: analiza financiare duo diligence dhe studimi i fizibilitetit me model për partneritet privat-publik si dhe propozim model për shitje”, tha ai.
Jusufi njofton se ndonëse thirrja është vetëm në gjuhën maqedonase, kompania që do e bëjë analizën është e detyruar raportin ta dorëzojë edhe në gjuhën angleze.
“Kompanitë që janë kontaktuar janë kompani ndërkombëtare me përfaqësi në Maqedoni: Deloitte, Ersten Young, KPMG e të tjera. Këto kompani janë më të mëdhajat me përfaqësi në Maqedoni. Obligimi i atij që do të përzgjidhet është që materialin, analizën financiare dhe studimin e fizibilitetit ta dorëzojë edhe në gjuhën angleze”, tha Xhemail Jusufi.
Analiza duo diligence sipas kompanive të cilat janë kontaktuar nga ana e tyre do të marrë një muaj kohë, pra do të përfundojë në fillim të korrikut, kurse studimi i fizibilitetit që merr kohë deri në 90 ditë, pritet të përfundojë në fillim të shtatorit. Ai thotë se këto janë procedura ligjore të cilat nuk mund t’i anashkalojnë.
Ndryshe, ditë më parë iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” reagoi se përse thirrja është publikuar vetëm në gjuhën maqedone dhe jo ashtu si kanë kërkuar ata edhe në gjuhën angleze, që të mund t’u dërgohet edhe kompanive me renome botërore.
LEXO: ELEM TURS pas shumë premtimesh, më në fund e ka hapur tenderin për studimin e fizibilitetit për Kodrën e Diellit
LEXO: Ende nuk është shpallur tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS shpreson që deri në fund të muajit të përfundojë procedura e hapjes së tenderit për analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: Analiza për Kodrën e Diellit, ELEM TURS nuk e ka hapur ende tenderin e premtuar për në muajin mars