Zaev: Nëse nuk marrim datë mund të bie qeveria

Nëse vendi nuk merr datë për fillim të negociatave, ekziston rreziku të bie Qeveria, ka deklaruar  kryeministri Zoran Zaev. Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyerja eventuale e vendimit në parlamentin gjerman dhe si pasojë prolongimi e datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë, sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën, transmeton Alsat-M.tv.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant” – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pas takimit Zaevin pranoi se disa vende akoma janë kundërshtare të hapjes së negociatave tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button