Kodra e Diellit, Zaevi hodhi poshtë njërën nga tre alternativat e analizës së fizibilitetit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komentuar analizat e fizibilitetit për Kodrën e Diellit, për çfarë ka hedhur poshtë mundësinë, që me Kodrën e Diellit të menaxhojë shteti, sepse “shteti është menaxhues i dobët dhe nuk i di të gjitha aspektet e ofertës turisitike”, transmeton Portalb.mk.

“Studimi i fizibilitetit tregon tre alternativa. Një është shteti të vazhdojë të punojë, por ajo do të zgjat pasi shteti është menaxhues i dobët dhe nuk i di të gjitha aspektet e ofertës turistike, ndërsa ne kemi aeroport nën 100 kilometra, kësi lokacioni nuk ka në rajon. E dyta është partneriteti privat- publik në pjesën e teleferikut dhe shitjes së hoteleve… Besoj se analistët do të gjejnë model më të mirë, nuk dëshiron shteti të kursejë para, por të ketë qendër skijimi modern pasi është me rëndësi për BPV-në, për vende të reja të punës, për ekonominë. Nëse më pyetni mua do ta kisha ndjekur modelin  e shteteve të suksesshme në kësi modele. Do të doja Zvicra, Franca dhe Gjermania të investojnë këtu”, tha Zaevi.

Ndërkaq, plagjiaturë të përpunuar dhe aspak serioze, kështu e vlerëson ish drejtori i Kodrës së Diellit, Menan Memedi, studimin e fizibilitetit, i cili u kushtoi qytetarëve 200.000 euro, pasi që mori pjesë në prezantimin e këtij studimi, i cili në prezencë të autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe komunal, pa prezencë të mediave dhe me numër të kufizuar të shoqërisë civile u bë prapa dyerve të mbyllura

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button