Musa Xhaferri do të marrë pjesë në tryezën për Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri, Musa Xhaferri do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Diskutim mbi analizën kuantitative për statusin e implementimit të politikave të MO-së”, e cila do të mbahet nesër në ambientet  e Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, duke filluar nga ora 12.

Pjesëmarrës të kësaj tryeze, e dyta me radhë, do të jenë akademikë, ekspertë, profesorë universiteti, analistë politik dhe personalitete të tjera, të cilët do të shfaqin pikëpamjet e tyre, në lidhje me implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button