Zhernovski: Nuk do ta dyfishoj numrin e të punësuarve, siç bëri Todoroviq

Andrej Zhernoski, kryetar i Komunës Qendër,  ka theksuar se nuk e ka ndërmend që ta dubloj, numrin e të punësuarve në Administratën e Komunës, ashtu siç ka bërë parardhësi i tij.

“Në mandatin e kaluar  todoroviq e rriti për 70 numrin  të punësuarve, përkatësisht nga 65 në 135 dhe ai punësoi të afërmit dhe anëtarë të partisë së tij. Në komunë punësohej gjithçka, paramendoni në punë u pranuan edhe dy zhytës. Ka të punësuar “ kuadro të merituar partiakë”, të cilët ishin vetëm pjesë e listave për rroga, ndërsa nuk vinin në punë”, thuhet nga kabineti i Zhernovskit.

Reagimi i tij vjen pas akuzave që i janë bërë nga rivalët politik të VMRO-DPMNE në konferencën për shtyp të këshilltarit Tomisllav Lazarov, se kryetari i Komunës Qendër po punëson bashkëpartiakët e tij, në Administratën Komunale.

Zhernovski thekson se është normale që ka marrë në punë njerëzit , me të cilët dëshiron të punojë.

“Vij pas 13 viteve qeverisjeje të VMRO_DPMNE në krye të Komunës. Unë nuk mund ta realizoj atë që kam planifikuar me njerëz  të cilët përfaqësojnë një agjendë tjetër politike, të cilës qytetarët  e Komunës Qendër, nuk ia dhanë besimin”, thekson Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button