Në Maqedoni jetojnë 35 multimilionerë, në Shqipëri 55

Kroacia është vendi me më shumë multimilionerë në rajon, sepse në këtë vend ka 260 të tillë, ndërsa atë e pason Serbia, me 90, Bosnja e Hercegovina me 85, Sllovenia me 70, Shqipëria me 55 dhe Mali I Zi me 21.

Ndërsa në kontinentin evropian, Gjermania rezulton të ketë më së shumti multimilionerë, me gjithsej 15.770, ndërsa e dyta është Britania e Madhe, me 10.515 multimilionerë.

Këto janë të dhënat që jepen në raportin World Ultra Wealth Report 2012-2013 (WUWR), sipas kritereve të të cilitnë kategorinë e multimilionerëve hyjnë personat, pasuria e të cilëve llogaritet të jetë më e lartë se 30 milionë dollarë.

 Raporti theksin se në nivel botëror ka 187.380 multimilionerë, pasuria e të cilëve është rritur për 7.3 për qind,  në krahasim me vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button