Xhemaili i sigurt te Napoli

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka mohuar se klubi e ka përfshirë në negociata mesfushorin shqiptar Blerim Xhemaili për shkëmbim me sulmuesin e Milanit, Stephan El Shaarawy.

Siç është raportuar në mediumet italiane, Napoli i ka ofruar Milanit, Xhemajlin dhe 30 milionë euro në shkëmbim për Shaarawyn. Por kjo është mohuar menjëherë nga presidenti De Laurentiis.

“Napoli mohon të këtë futuar ndonjëherë Xhemajlin në negociata siç është raportuar nga disa media. Ne nuk ndjekim thashethëmet, por kur bëhet fjalë për lojtarët tanë, kjo na bezdis”, ka thënë De Laurentiis.

Xhemaili 27-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Për Napolin luan edhe mesfushori kosovar Valon Behrami.

Lajme të ngjashme

Back to top button