United po përgatit ofertë për transferimin e yllit të Napolit
Manchester United po planifikon një ofertë blerjeje të papritur për mbrojtësin e Napolit, Kim Min-Jae, pasi u njoftua për klauzolën e tij të lirimit prej 47 milionë eurosh.
Sipas Corriere dello Sport, United po konsideron një lëvizje verore për Kimin, pasi trajneri Erik ten Hag kërkon të forcojë linjën e tij mbrojtëse.
Klauzola e lirimit të yllit të Napolit është vendosur të bëhet aktive për një periudhë 15-ditore në dritaren e verës dhe United do të duhet të lëvizë shpejt për të siguruar nënshkrimin e tij.
26-vjeçari koreano-jugor ka bërë përshtypje për Napolin këtë sezon, me klubin aktualisht 15 pikë përpara në krye të ligës italiane, transmeton Klankosova.tv.