Notat e testimit ekstern shkruhen në dëftesë! Ankohuni nëse jeni të pakënaqur

Testimi ekstern mbaroi. Sipas informative të para të prezantuara në opinion shkolla të ndryshme kanë përvoja dhe rezultate të ndryshme.

Disa kaluan pa probleme serioze, ndërsa disa me lëshime teknike. Fillimisht janë shpallur rezultatet e shkollave fillore, ndërsa deri me 24 qershor, do të shpallen edhe ata të shkollave të mesme.
Sipas të dhënave të para të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkollat fillore janë vlerësuar me notën 3.53.

Nxënësit e pa kënaqur nga nota mund të shkruajnë ankesë, që me ligj ka të drejtë secili nxënës të reagojë ndaj rezultatit të shpallur.

‘Rikujtojmë se notat që i keni marrë në testimin ekstern, lënda përkatëse, do të vendosen në dëftesat tuaja, dhe do të ndikojnë në suksesin tuaj, gjithashtu ata do të ndikojnë në pagat e profesorëve, në rast se nuk është treguar objektivitet në vlerësim’ thonë në MASH.

Në sesionin e dytë testues nga 17 deri 21 qershor, sipas MASH-it, testimit ekstern do ti nënshtrohen rreth 15 mijë nxënës, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk iu nënshtruan provimit në sesionin e parë (27 maj deri 8 qershor). /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button