150 shkolla të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në testimin TIMSS në pesë lëndë

Deri në fund të vitit shkollor 2022/23 pritet të marrin pjesë 150 shkolla fillore nga Maqedonia e Veriut në testimin TIMSS, duke mos përjashtuar prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, transmeton Portalb.mk.

“Sot fillon testimi TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), ku janë përfshirë 150 shkolla fillore në vend dhe deri në fund të vitit mësimor  do të testohen rreth 4900 nxënës në  gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe”, deklarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Testimi TIMSS përfshin arritjen e nxënësve në matematikë, shkencat e natyrës, fizikë, kimi dhe biologji.

“Testimi TIMSS përfshin nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave ndërsa rezultatet e këtij testimi me raport të gjerë  do të publikohen në dhjetor të viti 2024”, sqarojnë nga Ministria.

Ministria vlerësoi që përmes këtij testimi ndërkombëtar, do të bëhet krahasimi i mënyrës së organizimit të mësimdhënies në vende të ndryshme dhe në shtëpi, ndërsa rezultatet janë të rëndësishme për krijimin e mëtejshëm të politikave arsimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button