Një muaj paraburgim serbit që dyshohet për djegie të veturave në veri dhe sulm ndaj policisë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj serbit M.B. që është i dyshuar për djegie të veturave me targa RKS në veri dhe për sulm ndaj zyrtarëve policorë, raporton Koha.net.

Sipas gjykatës, i pandehuri M.B., dyshohet se ka kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasja në tentative”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” si dhe “Zjarrvënie”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.B e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi të pandehurit i llogaritet prej kohës së ndalimit dhe atë prej datës 01.04.2023 deri me datë 01.05.2023.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndaj arrestimit të M.B. ka reaguar Lista Serbe, që madje kishte paralajmëruar edhe më “kryengritje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button