Shkarkimi i Janevës, Dimovski e ka caktuar seancën e Komisionit

Seanca e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ku duhet të shqyrtohet raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, është caktuar për më 5 shtator 2019, e enjte, me fillim prej ora 12:00, transmeton Portalb.mk.

Se a do të jetë e hapur seanca për shkarkim, kryetari i Komisionit, Ilija Dimovski deklaroi se duhet të vendos Komisioni me 2/3 të votave të anëtarëve të përgjithshëm. Paralelisht me vendimin e Komisionit, siç deklaroi Dimovski, do të duhet të merret edhe pëlqim nga katër partitë më të mëdha të përfaqësuara në Kuvend. Tërë kjo bëhet për shkak se raporti i dërguar nga KPP-ja mban mbishkrimin “e besueshme”.

“Unë vlerësoj se debati në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime se, a do të zhvillohet në mënyrë publike apo të mbyllur, është çështje e Komisionit. Do të thotë, si do të vendos Komisioni. Vendimi se a do të jetë materiali i qasshëm për publikun ose jo, nuk duhet ta sjellë Këshilli i Prokurorëve Publikë, por duhet ta sjellë Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Nga këtu, gjatë ditës, unë do të dërgoj letër deri te kryetari i ri i Këshillit, zotëria Aco Kolevski, me çka do të thirrem në këtë dispozitë të Ligjit, dhe do të lutem, apo kërkoj deklasifikim të raportit”, tha Dimovski.

Që të sillet vendimi për debat publik, duhet që anëtarët e Komisionit të kenë certifikatë të sigurisë. Siç deklaroi Dimovski, të tillë kanë 10 prej 13 anëtarëve. Ai vlerësoi se ka kushte për t’u zhvilluar seanca të enjten.

Propozimi i Komisionit pastaj duhet të votohet në seancën e Kuvendit për shkarkimin e Janevës. Shkarkimi vjen pasi që Janeva është e dyshuar në rastin “Reket”, ndërkaq ajo përfundoi në paraburgim për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button