Boki 13, paraburgim 30-ditor për dy të dyshuarit për shkak të dyshimeve për arrati

Publiku në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) është i shokuar nga rasti djeshëm që ndodhi në dhe rreth Prokurorisë Speciale Publike: Dorëheqjen e prokurores Katica Janevës, 10 orë pas së cilit akt i është konfiskuar edhe telefoni, për siç konfirmuan sot nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP), “për aktivitete të mëtutjeshme për lëndën” të cilin e hapi dje PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për reketim të biznesmenëve nga dy të dyshuarit Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec, transmeton Portalb.mk.

Biznesmenët ishin reketuar nëpërmjet prokurorit publik, që siç thuhet jozyrtarisht në media, është vetë Katica Janeva, biri i së cilës ka punuar në televizionin “1 TV” me pronar të fshehtë “Boki 13”, i cili në rastin e PTHP-së dyshohet për veprën penale “pranim të dhuratës për ndikim të jashtëligjshëm dhe për shpëlarje parash”, e ndërkaq Milevski për ndikim të jashtëligjshëm. Që të dy kanë tregtuar me ndikim, duke i bindur njerëzit të cilët janë pjesë e hetimeve të PSP-së se, janë të fuqishëm te prokurori publik.

Dje Policia ka realizuar bastisje në shtëpinë e prindërve të “Boki 13”, në shtëpinë e Zoki Kiçeecit dhe në “1 TV”, por jo edhe te shtëpia e Katica Janevës dhe te PSP-ja, konfirmoi sot për Portalb.mk, zëdhënësja e PTHP-së, Elizabeta Nedanovska.

“Deri në këtë çast nuk kam paralajmërim. Nëse ka paralajmërim, do të ju dërgoj e – mail që të ju njoftoj. Deri tash s’ka njoftim as për konferencë. Mund vetëm të vërtetoj se është marrë telefoni mobil nga një prokuror publik, për aktivitete të mëtutjeshme që janë të nevojshme në lëndën, por nuk është realizuar bastisje. Bastisje nuk është kryer në shtëpinë e saj. Jo, as në PSP nuk është realizuar bastisje”, tha Nedanovska.

Paraburgim 30-ditor për dy të dyshuarit për shkak të dyshimeve për arrati

Nga ana tjetër, dje në mesnatë shefja e PTHP-së për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska ka deklaruar se dy të dyshuarit “Boki 13” dhe Zoki Kiçeec janë paraburgosur.

“Po, për dy të dyshuarit është caktuar masë paraburgimi 30-ditor”, tha Ruskovska.

Meqë “Boki 13” u arrestua në vendkalimin kufitar në Bogorodicë, Ruskovska deklaroi se ka pasur dyshime për arrati, prandaj i është caktuar masë e paraburgimit.

“Po, sepse është mbajtur në vendkalimin kufitar”, tha Ruskovska.

E pyetur nga gazetarët se gjatë bastisjeve a janë gjetur para, dhe a ka si dëshmi incizime, Ruskovska u përgjigj: “Para nuk janë evidentuar, por ka incizime dhe biseda”.

Vilma, Villma Ruskoska
Villma Ruskoska

“Boki 13” u tha gazetarëve dhe Ruskovskës: Ju kërkoj falje derisa flisni gënjeshtra

Dhe derisa Ruskovska jepte deklaratë para mediave, nga Gjykata doli “Boki 13”, i cili i shoqëruar nga forca policore, priste lirimin e hapësirës nga Ruskovska, dhe kur kjo ndodhi, tha:

“Ju kërkoj falje derisa flisni gënjeshtra”, tha “Boki 13”.

Ndryshe, dje “Boki 13” dhe Zoki Kiçeec janë paraburgosur pasi që pasdite PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur lëndë ku ata janë të dyshuar për reket të biznesmenëve nëpërmjet prokurores publike, e cila jozyrtarisht thuhet se është Katica Janeva e PSP-së.

Dyshohet se ata kanë kërkuar 8 milion euro reket, ndërsa kanë marrë vetëm 1.5 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button